E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Liverpooli, pjesë e rëndësishme e jetës

Fernando Torres nuk e ka humbur aspak respektin dhe dashurinë për ish klubin e tij, Liverpool, përkundër faktit se iu bashkua rivalit Chelsea.

Sulmuesi spanjoll ka folur për dashurinë që ndien për ekipin nga Anfield Road, ku kaloi momentet më të mira të karrierës.

“I jam mirënjohës shumë Liverpoolit, fansave të tij dhe menaxherit Benitez. Liverpooli është pjesë e rëndësishme e jetës sime. E di se atje nuk jam i mirëpritur, por jam i sigurt se në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë”, deklaroi ish futbollisti i Atletico Madridit për të përditshmen spanjolle El Pais.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›