E Diel, 1 Nëntor 2026

Teknologji për hashashin, hormone për fidanët dhe investim në vaditje

hashashiTiranë- Një republikë brenda republikës. Por jo republikë parlamentare, por një republikë hashashi. Kështu mund të konsiderohet Lazarati, që aktualisht është edhe i vetmi fshat-komunë në Shqipëri, që ka një popullsi rreth 4 mijë banorë. Ai shtrihet në Rrethin e Gjirokastrës, ndërsa ka një shtrirje rreth 9 kilometra katrorë. Së fundmi, është bërë i njohur në mbarë botën për kultivimin e gjerë të hashashit, ndërsa policia italiane, ndryshe nga ajo shqiptare, është shumë e shqetësuar për këtë situatë. Sipas saj, xhiroja vjetore e hashashit të këtij fshati kap një shifër rreth 4.5 miliardë euro, ndërsa në vit prodhon rreth 900 tonë hashash. Shifrat janë të frikshme dhe brenda pak ditëve kanë bërë xhiron e botës, nëpërmjet mediave më prestigjioze. Madje, disa prej tyre kanë ardhur edhe në Shqipëri, për të kryer reportazhe nga zona në fjalë, ku e kanë pasur të pamundur të futen brenda. Nuk janë të vetmit, pasi edhe policia shqiptare e ka të pamundur të kontrollojë këtë zonë, e cila ka vetëm disa kilometra katrorë dhe do të duhej vetëm një patrullë policie për ta kontrolluar atë. Por, neglizhenca ndër vite e policisë ka sjellë këtë situatë, ku banorët-kultivues ruajnë zonën, madje edhe me armë. Kanë kaluar rreth 8 vite nga ndërhyrja e fundit në Lazarat, ku midis policisë dhe banorëve pati shkëmbim zjarri. Disa persona u plagosën, ndërsa një helikopter i policisë është qëlluar me armë zjarri. Që nga ajo kohë, pra, gjatë qeverisjes së PD-së, ka pasur operacione sporadike për asgjësimin e hashashit dhe policia ka asgjësuar vetëm hashashin në rrethinat e këtij fshati, pa mundur të hyjë në brendësi të kësaj republike, e cila ka përcaktuar edhe kufijtë. Policia ka marrë masa qesharake, duke bllokuar autobotet e ujit, apo duke bllokuar edhe tubacionet e ujit që vadisnin hashashin. Madje, janë arrestuar edhe disa persona që punonin në këtë zonë, megjithëse policia nuk kishte asnjë provë për ndalimin apo shoqërimin e tyre. Të gjitha sendet u janë dhënë pronarëve, ndërsa të gjithë të ndaluarit janë lënë të lirë.

Po si ka mundësi që një fshat-komunë, prej rreth 4000 banorësh të prodhojë një xhiro vjetore të drogës rreth 4.5 miliardë eurosh? Sipas disa të dhënave, fshati është rreth 9 kilometra katrorë dhe, sipas përllogaritjeve, ka rreth 900 hektarë, ndërsa italianët deklaruan se në këtë fshat janë mbjellë rreth 300 hektarë. Pra, 1/3 e sipërfaqes totale është e mbjellë me kanabis. Zona ka edhe banesa, përrenj apo edhe tokë zallishte. Mësohet se lazaratasit, por jo vetëm, kanë disa periudha për prodhimin e hashashit.

Periudha 1

a) Fidanishtja - Pasi sigurohet fara, ende në mënyrë të panjohur për policinë shqiptare, fillon periudha e parë, ajo e fidanëve. Në afërsi të banesave, kultivuesit ngrenë disa sera, me kubikë të veçantë. Në to mbjellin farat, ndërsa sera është e pajisur edhe me ndriçim. Sa më shumë ndriçim të kenë, aq më shpejt fidanët bëhen gati për kultivim në terren të hapur. I gjithë procesi, pra, fidanishtja zgjat rreth një muaj. Kjo fazë, bëhet në muajin prill deri në maj.

b) Hormonet - Megjithatë, një shtysë e madhe për fidanët, është edhe mënyra hormonale. Disa persona janë specializuar për fidanët, madje ata kanë marrë edhe disa hormone, që shpejtojnë në maksimum fidanët. Këta persona paguhen për ditë pune dhe mund të punojnë tek disa kultivues. Megjithatë, duke u ndalur te hormonet, duket se ato kanë edhe shtysën më të madhe të prodhimit në masë të kanabisit. Këto hormone arrijnë që bima të rritet shumë shpejt dhe të dalë për kultivim para kohe. Ende nuk dihet se çfarë medikamentesh përdoren për rritjen e bimës, pasi edhe policia shqiptare nuk ka asnjë të dhënë. Një fazë tjetër, ndoshta shumë e rëndësishme, është edhe sigurimi i farave, të cilat kanë sjellë që bima të jetë e shëndetshme dhe të mos ndikohet nga faktorët klimaterikë për rritjen e saj. Në rastet e mëparshme, ka pasur shumë dëme, ndërsa me hormonet dhe farat e reja, duket se kjo problematikë për fermerët e zonës ka rënë.

Periudha 2

a) Gropat - Banorët e Lazaratit, njëkohësisht me mbjelljen e fidanëve, kryejnë edhe procesin e përgatitjes së gropave ku do të mbillet fidani i hashashit. Për disa javë, bëhen gati gropat, që mund të jenë 50-100 centimetra katrorë. Megjithëse zona mund të jetë zallishte, sërish gropa e krijuar, ku hidhet pleh kimik, apo edhe blegtoral, shërben për kultivimin e hashashit. Toka mund edhe të pajiset me sistem vaditës. Në rreshtat e krijuar shtrihen disa zorra, me vrima në afërsi të gropës, ku do të mbillet hashashi. Dhe në këtë mënyrë bëhet vaditja me pika, e cila e ndihmon shumë rritjen e bimës.

b) Kultivimi - Në periudhën e dytë, një fazë e rëndësishme është mbjellja e kubikëve në gropën e krijuar. Fidanët merren me kubikë të veçantë dhe mbillen në gropën e bërë më parë. Në të hidhet sërish pleh kimik dhe bima e re, që tashmë ka dalë në terren të hapur, vaditet herë pas here. Kjo fazë, pra, mbjellja e kubikëve mund të bëhet në muajt prill, maj apo korrik.

Periudha 3

Vaditja - Një nga proceset më të rëndësishme është vaditja dhe spërkatja. Duke qenë zonë malore dhe me zallishte, toka thahet shpejt dhe bima ka nevojë gjithmonë për ujë. Mësohet se në tokat e mbjella me hashash ka sistem vaditje me pika, ndërsa sigurimi i ujit ka vështirësitë e veta. Në zonë janë krijuar disa puse të thella, që mund të shkojnë deri në 200 metra, në varësi të nxjerrjes së ujit. Investimet janë bërë kohë më parë dhe në brendësi të këtyre puseve janë vendosur motopompa të fuqishme që nxjerrin ujin dhe shërbejnë për vaditje. Ndërkohë, disa banorë vazhdojnë që të bëjnë vaditje të hashashit me autobot, ndërsa kohë më parë, këto automjete janë sekuestruar. I gjithë ky proces, pra, vaditja bëhet në muajt më të thatë të vitit, qershor, korrik, gusht dhe disa ditë në shtator. Kryesisht, bima vaditet pasdite, apo edhe në orët e darkës, me qëllim që toka, ku është mbjellë bima, të qëndrojë sa më shumë e lagur. Megjithatë, ka edhe raste ku bima merr 24 orë ujë, por me pika. Zona të veçanta kanë edhe sistem vaditës.

Periudha 4

a) Korrja - Pasi kryhet vaditja dhe koha ka sjellë pjekjen e bimës, fermerët arrijnë në procesin e korrjes. Bima korret dhe, pasi përpunohet paraprakisht, magazinohet dhe futet në hambarë të krijuar posaçërisht për këtë fazë. Më pas, edhe mund të paketohet, në mënyrë që tregtimi të jetë shumë i lehtë. Kjo periudhë bëhet në fund të muajit gusht, por edhe në fillim të muajit shtator. Sërish, banorët e zonës veprojnë me kujdes dhe arrijnë që të vjelin bimën. Në disa raste sekuestrimi, hashashi është paketuar me letër natriban, ndërsa në disa raste të tjera, malli është futur madje në qese të zeza.

b) Shitja - Periudha më e vështirë për lazaratasit është shitja. Duke qenë se periudhat e para bëhen në fshat, ku nuk futen persona të jashtëm, madje as policia, më e vështira është shitja, pasi policia bllokon pikat e daljes së hashashit, në disa shtigje në mal. Për çdo vit, policia, në pamundësi për tu futur në fshat, ngre disa patrulla në mal, ku arrijnë të kapin qindra kilogramë hashash. Por, megjithëse mbillet sërish, duket se beteja është fituar nga kultivuesit, apo tregtarët dhe jo nga strukturat e rendit, të cilat vetëm sa vëzhgojnë tregtimin. Duket se edhe policia mund të ketë ndikim në treg, madje edhe për rritjen apo uljen e çmimit. Nëse kryhen operacione, atëherë çmimi për një kilogram rritet. Nëse nuk ka operacione, çmimi ulet në minimum. Në disa raste, banorët janë edhe informatorë të policisë dhe lajmërojnë se persona të veçantë transportojnë hashash.

Punë gjithë vitin

Më sipër treguam në mënyrë kronologjike të kultivimit të hashashit në zonë, ndërsa ajo që duket në Gjirokastër është se gjatë gjithë vitin, në zonë ka përherë punë. Drejt këtij fshati nisen furgonë me punonjës sezonalë, të cilët kanë qenë të specializuar në disa fusha. Dikush për fidanishten, ndërsa të tjerë hapës të gropave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›