E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti i Europa League, ja rivalët e mundshëm të Kukësit e Skënderbeut

shorti-evropaKukësi dhe Skëndërbeu presin të mësojnë pengesën e tyre e fundit përpara kualifikimit në grupe të kompeticionit futbollistik Europa League.

Mësohet se UEFA, për këtë raund të play-off-it ka ndarë 62 skuadrat që pretendojnë për të ecur më përpara në Europa League, në gjashtë grupe.

Analistët e sportit hamendëosjnë se në shortin që do të mbahet në Zvicër e që nis në ora 13:00, Kukësi rrezikon të bjerë me Fiorentinën, ndërsa Skëndërbeu mund të ketë sfidant skuadra si Stuttgarti.

Ekipi shqiptar i Skëndërbeut në grupin e katërt të shorteut do të luajë me njërin nga këto ekipe: Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjë), Spartak Moskë (Rusi), PAOK (Greqi), Chernomorets Odesa (Ukrainë).

Kurse Kukësi, i cili  ndodhet në grupin e pestë të shorteut do të luajë me njërën nga këto skuadra: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francë), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol (Moldavi).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›