E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Procesi i zgjedhjes së Presidentit një farsë

Sipas kësaj partie, qytetarët duhet të prisnin kandidatë që të njiheshin shumë më përpara votimit.

“Skenarët e netëve diabolike do të sillnin këtë produkt pa produkt, ku të tre raundet e kësaj komedie,  u përcollën me aq shumë zhurmë, me përbetime për proces të munguar , për njëanshmëri, në një konsumim total të fjalës “konsensus” që fatkeqësisht  është e huaj për politikën shqiptare. Populli pret Presidentin konsensual, Brukseli po ashtu, kurse ne parlament edhe një emër që afishohet, e për të cilin përbetohen se është kandidati ideal, nuk propozohet as zyrtarisht. Kjo  nuk është vetëm fyerje për kandidatin por mbi te gjitha është tallje me popullin”, tha përfaqësuesja e AK-së, Lumturi Ratkoseri.

Në fund, kjo parti thotë se populli që pret me padurim  marrjen e statusit  të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian duhet të ndëshkojë me votën e tij demokratike pengimin e vetëdijshëm të progresit politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit. /Start/

                                                                                             2012-06-10 15:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›