Obama thirrje per perpjekje me te forta per dialog mes Indise dhe Pakistanit

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet ne Nju Delhi pas diskutimit te temes delikate mbi marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Pakistanin gjate nje takimi me studente indiane ne Bombei. Kryeministri indian Manmohan Sin e pershendeti zotin Obama sapo mberriti te dielen ne aeroportin e kryeqytetit indian ne ndalesen e dyte te turneut te tij 10 ditor ne Azi. Dy udheheqesit do te takohen perseri ne nje darke shteterore para se te njoftojne nje seri marreveshjesh neser mbi ceshtje qe perfshijne anti-terrorizmin dhe ndryshimet klimatike.
Megjithese nuk pati komente zyrtare dhe nuk u shkembyen shume fjale ne aeroport pati plot perqafime te ngrohta dhe shtrengime te perzemerta duarsh mes Presidentit Obama Zonjes se Pare Mishele Obama dhe Kryeministrit indian Manmohan Sin dhe se shoqes se tij Gursharan Kaur.
Presidenti Obama mberriti ne kryeqytetin indian nen masa te rrepta sigurie qe perfshinin pranine ne aeroport te mijera forcave amerikane dhe indiane sigurie.
Gjate qendrimit ne Nju Delhi Presidenti Obama do te jete i ftuar ne nje darke shteterore ne nder te tij dhe do te mbaje nje fjalim para parlamentit indian.
Ne diten e dyte te turneut para mberritjes ne Nju Delhi Presidenti dhe zonja e pare vizituan Kolegjin katolik Shen Xavier ne Bombei. Ne nje diskutim te hapur me studentet Presidenti u beri thirrje studenteve te tregohen te guximshem ne ambicjet e tyre dhe te perkushtuar ndaj vizionit dhe potencialit te tyre.
Diskutimet nuk kaluan pa nota politike. Pas pyetjes se nje studenteje lidhur me mbeshtetjen qe Amerika i jep Pakistanit zoti Obama tha se shpreson qe dy fuqite aziatike India dhe Pakistani te angazhohen ne nje dialog konstruktiv mes tyre.
India e konsideron Pakistanin si kercenim ndaj sigurise se saj. Jane ende te fresketa kujtimet e sulmeve terroriste te vitit 2008 nga militante islamike me baze ne Pakistan.
Presidenti Obama foli per solidaritet nga ana e Shteteve te Bashkuara me viktimat e atyre sulmeve ne Bombei por nuk permendi ne vecanti Pakistanin nje fakt qe ka zemeruar disa komentatore indiane.
India eshte ndalesa e pare e turneut 10-ditor aziatik te Presidentit Barak Obama.