E Diel, 1 Nëntor 2026

Tekstet, 10 dite para fillimit te shkolles

Keshilltari i ministrit te arsimit, Jovan Kristiqi tregon skemen e shperndarjes se librave shkollore
Duke filluar nga data 25 gusht e duke perfunduar me 15 shtator, te gjithe nxenesit e shkollave do te mund te pajisen me tekstet shkollore, prane shkollave ku bejne mesim. Lajmin e ka bere te ditur keshilltari i ministrit te Arsimit dhe Shkences Jovan Kristiqi, i cili ka shpjeguar edhe skemen ne baze te se ciles do te funksionoje shperndarja dhe subvencionimi i tyre.
Afatet
Tekstet shkollore do te shperndahen vetem 10 dite para fillimit te viti te ri shkollor 2010-2011. Kristiqi eshte shprehur se tekstet do te vazhdojne te shperndahen deri ne daten 15 shtator, nderkohe qe kete vit to do te terhiqen ne shkolla, duke shmangur keshtu, rastet abuzive qe jane vene re vitet e kaluara. Sikurse behet e ditur, librat shkollore, per vitin 2010-2011, do te shperndahen tashme ne shkolla dhe jo me ne librari. Ky ka qene nje nga ndryshimet e reformes se Altertekstit, i cili do te shmange radhet e gjata te pritjeve. Gjithashtu, do te eliminohen edhe shitjet informale te fletoreve te punes apo librave, pasi ato do te jene te gjitha te certifikuara. “Libri do te shitet direkt ne shkolle. Keto te fundit do te vene ne dispozicion nje ose dy mjedise per te gjithe botuesit qe kane fituar te drejten e cuarjes se librit ne ate shkolle mbi bazen e perzgjedhjes. Nuk do te hyje asnje liber i pacertifikuar, asnje fletore pune e pacertifikuar, asnje liber ushtrimesh i pacertifikuar”, tha para pak kohesh ministri Tafaj. Duket se nje vendim i tille eshte marre per shkak te radheve te gjata te krijuara gjate viteve te fundit, por edhe per fenomenin e korrupsionit.
Subvencionimi
Kete vit, edhe skema e subvencionimit do te pesoje ndryshime. Per kategori te caktuara jane vendosur kritere lehtesuese, per sa i perket blerjes se teksteve. “Per kategorite me asistence apo dhe disa kategori te tjera, librat do te subvencionohen ne masen 100 per qind. Po keshtu, 100 per qind, subvencionohen edhe librat e nxenesve te minoritetit grek ose maqedonas”, tha Kristiqi. Ndersa kete vit, eshte shtuar edhe nje element i ri per ato familje ku paga e kryefamiljarit eshte nen 30 mije leke. Tekstet per femijet e tyre do te subvencionohen ne masen 50 per qind. Ministria e Arsimit ka vendosur qe ne arsimin e mesem te kompensoje per librat vetem nxenesit qe marrin asistence nga shteti. Nderkohe qe krejt e kunderta eshte percaktuar per nxenesit e shkollave 9-vjecare, te cilet do te perfitojne te gjithe nga skema e subvencionimi te teksteve shkollore. Duke pasur parasysh numrin e madh te titujve te librave ne treg, rreth 600 te tille per vitin e ri shkollor, drejtuesit e Ministrise se Arsimit e kane pare si te pamundur kompensimin e te gjithe gjimnazisteve. Nese per arsimin e mesem eshte vendosur te behet ndryshim i skemes se subvencionimit, ne arsimin e detyruar, qe perfshin ciklin 9-vjecar, masa e kompensimit te teksteve shkollore do te mbetet e pandryshuar.
L.Ndoka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›