E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhurmat mbi nivel, punonjesit vetem gjysmen e orarit Sonila Isaku

Punonjesit te cilet punojne ne ambiente te zhurmshme duhet te kene shkurtim te orarit si ne institucionet publike ashtu edhe ne ato private. Ky fakt eshte kerkuar nga ekspertet e OBSH-se per vete faktin se zhurmat e vazhdueshme sjellin probleme ne shendetin e ketyre personave. Sipas te dhenave, nese zhurmat ne pune rriten vetem me 3 decibel me shume se norma e lejuar atehere duhet te kete pergjysmim te orarit te punes. “Nese java parashikon per 40 ore pune, por ne keto ambiente ka me teper zhurme se 85 decibel atehere punedhenesi duhet te ofroje 20 ore pune me pak per punetoret e tij. Kjo pasi edhe 3 decibel me shume se norma, sjellin probleme tek punonjesi” ka pohuar Arben Luzati, Specialist i Institutit te Shendetit Publik. Sipas tij, ndotja akustike e larte mund te sjelle pasoja ne shendet duke filluar nga humbja e degjimit, probleme te zemres, probleme te ne te folur etj.
Ndotja
Matjet e kryera kane treguar se vendi yne krahasuar me shtetet e tjera paraqet nje nivel shume te larte te ndotjes, konkretisht te asaj te shkaktuar nga plasja pa kriter e fishekzjarreve ne ditet festive. Analizat e bera ne laboratoret e ISHP-se kane treguar se zhurma e shkaktuar ne trafik apo ne ambiente te tjera te zhurmshme eshte disa here me e larte se ajo qe parashikon OBSH. Keshtu, ne Tirane, pikat me te nxehta jane te rruga e “Elbasanit”, Laprake, Stacioni i Trenit, Kryqezimi “Vasil Shanto”, zona e Bllokut, sidomos gjate nates dhe sheshi “Skenderbej”, ku vlerat diten jane mbi 70 dBA dhe naten jane mbi 60 dBA ( te shprehura ne Laeq – niveli ekuivalent). “Keto norma jane te larta krahasuar me normat e lejuara te BE-se, te cilat jane 55 dBA diten dhe 45 dBA naten. Ato shihet qarte qe jane kaluar ne pikat e monitorimit, cka e ben vendin tone shume problematik per ndotjen akustike”,- pohojne specialistet e ISHP-se.
Vera
Nderkohe, Luzati shpjegon se problematike po behet edhe periudha e nates, ku vihet re e njejta situate ne Tirane dhe ku jeta e nates po vazhdon te konsolidohet ne vlera mjaft te larta, 58-60 dB (A), me nje ndjekje te larget nga Durresi dhe Fieri, ne kufijte e 50 dB (A), duke vazhduar qetesisht ne qytetet e tjera. “Popullsia e 8 qyteteve te perzgjedhura per monitorim perben mbi 30 % te popullsise se Shqiperise, prej 3.401.198 banoresh (referuar INSTAT-it). Po keto qytete, qe jane Tirana, Durresi, Fieri, Shkodra, Vlora, Saranda, Korca dhe Elbasani, sipas te njejtit burim te dhenash, kane mbi 60% te automjeteve ne qarkullim.

Zhurmat shkaktojne :
Dhimbje dhe lodhje ne degjim
Demtim te sistemit te degjimit duke perfshire dhe zhurmat ne vesh
Merzi (prishje e humorit)
Ndryshime ne menyren e te sjellurit ne jeten e perditshme (agresivitet, pazotesi, mefshtesi)
Frenim ne shpejtesine e komunikimit
Shqetesime ne gjume dhe gjithe pasojat e kesaj
Efektet kondiovaskulore
Ndryshime hormonale (hormonet qe shkaktojne stresin dhe pasojat e mundshme te tyre ne metabolizmin e njeriut, te ushqyerit ) dhe sistemi imunitar
Menyra e te sjellurit ne pune dhe ne shkolle

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›