Tekstet alternative ngaterrojne maturantet
Nje grup maturantesh jane ankuar te Ministria e Arsimit per shkak te kaosit qe ka sjelle futja e teksteve alternative ne shkollat e tyre. Me konkretisht, shqetesimi eshte lidhur me lenden e letersise. "Te programi qe eshte shpallur nga MASH per letersine, te lista e autoreve, kemi dy shtepi botuese, por kane tema te ndryshme", jane shprehur maturantet. Sipas tyre, jane krijuar probleme ne lidhje me programet orientuese. "Ne kemi librin e publikuar nga shtepia botuese ALBAS. Nuk dime ke te mesojne, sepse sic dihet nuk eshte thjesht nje tekst standard letersie", kane shtruar shqetesimin maturantet. Keshtu, sipas tyre programi orientues ka disa tema teper asaj cka eshte mesuar nga teksti i kesaj shtepie botuese. Te tjere maturante kane shtruar te njejtin shqetesim. Me shume sesa i ka sqaruar, programi orientues i ka ngaterruar pikerisht per shkak te kaosit me tekstet alternative. Suzana Tabaku, specialiste ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, i ka sqaruar keta maturante se programi orientues per provimin e detyruar te letersise i referohet te dyja teksteve alternative qe jane ne perdorim ne shkollat e mesme, me qellim qe secila shkolle te gjeje temat qe ka zhvilluar ne tekstin qe perdor. "Duhet te mesojne temat qe i referohen tekstit te shtepise botuese qe maturantet kane perdorur ne mesim dhe jo temat qe i referohen tekstit alternativ te nje shtepie tjeter botuese", ka sqaruar Tabaku per maturantet qe kane ngritur kete shqetesim. Gjate vitit shkollor 2007-2008 kane qene prezente ne tregun shkollor 155 tekste alternative, nga 23 tekste qe u miratuan vitin e kaluar, qe ishte edhe viti i pare i Altertekstit. Sipas Ministrise se Arsimit, eshte rritur oferta e teksteve shkollore per arsimin baze dhe te mesem. 28 shtepi botuese paraqiten 234 tekste dhe prej tyre u miratuan 130 tekste. Vleresimi i ofertave te paraqitura qe behet ne baze te kurrikules zyrtare, cilesive teknike, te cmimit, anes gjuhesore dhe shkencore u realizua nga 250 mesues, profesore dhe gjuhetare. Gjate vitit shkollor 2006-2007, maksimumi i teksteve alternative per nje titull lende ishte deri ne tre tekste. Kete vit ky numer arriti deri ne 6 tekste per nje titull lende. Kaosi i shkaktuar nder maturante nuk eshte i vetmi ai qe ndodh me tekstet alternative. Maturantet jane shprehur se nuk u pelqen sistemi i ri. "Matura shteterore na pengon qe te konkurrojme ne deget qe duam. Kjo ka ndodhur qe ne momentin qe ne profilizohemi ne vitin e trete", shprehen ata. Ata jane te pakenaqura edhe per formulen se si behet shperndarja e kandidateve fitues neper fakultete. "Edhe deget qe ne duhet te ndjekim ne fakultet na caktohen nga ministria, pasi eshte ajo qe percakton koeficientet. Ndersa ne jo pak raste, vjet, i kane derguar studente ne ato dege ku kane ngelur vendet bosh. Dhe ne detyrohemi te vazhdojme ate fakultet per te mos ngelur pa shkolle", vijojne maturantet.
MASH krenohet me ALTERTEKSTIN
Ministria e Arsimit e ka konsideruar reformen e ALTERTEKSTIT si nje nder reformat me te rendesishme. Pervec llojshmerise se teksteve qe nxjerrin shtepite botuese, sipas MASH eshte zhdukur edhe korrupsioni ne kete fushe. Kontratat mes Ministrise se Arsimit dhe shtepive botuese, me pare ishin mjet fitimi
Sot, ngujimi i hartuesve te testit
Mbyllja e 17 specialisteve ne ambientet e AVA-s, pritet te behet sot ne mengjes. Si masa kunder kontaktit me njerez, AVA ka vendosur te ndermarre disa syresh. Keshtu, hartuesit e testit te Letersise nuk do te lejohen ne asnje menyre qe te komunikojne me njerez jashte ambienteve te qendres ku do te hartojne testet.
MASH krenohet me ALTERTEKSTIN
Ministria e Arsimit e ka konsideruar reformen e ALTERTEKSTIT si nje nder reformat me te rendesishme. Pervec llojshmerise se teksteve qe nxjerrin shtepite botuese, sipas MASH eshte zhdukur edhe korrupsioni ne kete fushe. Kontratat mes Ministrise se Arsimit dhe shtepive botuese, me pare ishin mjet fitimi
Sot, ngujimi i hartuesve te testit
Mbyllja e 17 specialisteve ne ambientet e AVA-s, pritet te behet sot ne mengjes. Si masa kunder kontaktit me njerez, AVA ka vendosur te ndermarre disa syresh. Keshtu, hartuesit e testit te Letersise nuk do te lejohen ne asnje menyre qe te komunikojne me njerez jashte ambienteve te qendres ku do te hartojne testet.