E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, largohen lypesit nga rruga

Qeveria ka vendosur te largoje nga rruga cdo lypes dhe t'u ofroje trajtim te vecante. Nje dite pas festes se femijeve, Kryeministri Sali Berisha i ka vene afate Ministrise se Punes per heqjen e cdo lypesi te mitur nga rruget e Shqiperise. "Vendi i ka te gjitha burimet financiare, njerezore dhe logjistike per te mos pasur ne rruget e tij, as edhe nje femije te vetem qe zgjat doren dhe kerkon lemoshe. Do te kerkoja edhe regjistrimin e femijeve rome, kjo sepse ata mund te behen kontingjent i trafikimit", ka theksuar Kryeministri Sali Berisha gjate fjales se tij. Po keshtu, ai ka kerkuar qe grupe pune te nxjerrin numrin e sakte te femijeve jetime qe jane ne vendin tone. Berisha i kerkoi ministrit te Arsimit, Genc Pollo, zhdukjen e analfabetizmit. Por premtimet e Berishes nuk jane besuar aspak nga shoqatat e femijeve. Sipas tyre, ky eshte vetem nje "premtim mediatik" i Kryeministrit dhe asnje gje nuk do te behet realitet. Gjate debateve me shefin e qeverise, Kadri Aliu, kryetar i Shoqates se Jetimeve, deklaroi se ne Shqiperi jane 70 mije jetime, qe marrin vetem 2 mije leke ndihme financiare, e pamjaftueshme per jeten. Sipas kryetarit te Shoqates se Jetimeve, zyrtarisht rezultojne se jane vetem 950 jetime. "Jane 4500 femije, te cilet jetojne ne varferi te skajshme, nderkohe qe nenat e tyre nuk kane mundesi as te marrin ilacet falas, sepse ligji i miratuar nje vit me pare nuk po zbatohet", ka pohuar Aliu. Sipas raportit vjetor, ka rezultuar se 59 per qind e femijeve, te cilet jetojne ne familjet e varfra kalojne dhune psikologjike dhe fizike. Nderkohe po i njejti raport, i cili bazohet ne te dhenat e UNICEF dhe INSTAT, tregon se 49 per qind e femijeve te moshes 2 deri ne 14 vjec jane pre e dhunes fizike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›