Tekstet, profesorët 50 padi për Ministrinë e Arsimit
Kjo stinë vere për Ministrinë e Arsimit ka ardhur më e nxehtë se vitet e tjera dhe jo vetëm për shkak të temperaturave. çështjet dhe problemet e lidhura me arsimin janë bërë pjesë e pandashme e bisedave në familjet e maturantëve, studentëve, pjesë e diskutimit në punë, por edhe pjesë e procedurave për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës. Profesorë me tituj e grada shkencore, të njohur si akademikë, që prej shumë vitesh kontribuojnë në arsimin shqiptar, të ndodhur në udhëkryq për sa i takon mosrespektimit të së drejtës së autorit, kanë zgjedhur rrugën e padive për të gjetur rrugëzgjidhje të problemeve të tyre. Akademikët kërkojnë ndër të tjera që për problemin e mosrespektimit të shtypjes, shpërndarjes dhe mosrespektimit të së drejtës së autorit, pala dëmtuese të kryejë zhdëmtim material, në vlerën monetare që kapin shifrën deri në 20 milionë lekë për “kokë”. Janë rreth 28 padi personale dhe një padi kolektive, e cila mban firmën e 50 profesorëve. Për këtë padi kërkohet zhdëmtim në masën 70 milionë lekë.
Paditëështë rikthyer pas disa vitesh në Gjykatën Civile të Tiranës procesi për mbrojtjen e pronësisë intelektuale. Plot dy vjet pasi 50 profesorë me grada shkencore hodhën në gjyq Ministrinë e Arsimit për dëm moral dhe dëm ekonomik, 28 profesorë, autorë të njohur të teksteve shkollore, kanë paditur veç e veç Ministrinë e Arsimit për shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore përgjatë viteve 2004-2005. Këto procese janë realizuar, pa marrë parasysh të drejtën e autorit. Nga përllogaritjet rezulton se shuma në total që profesorët kërkojnë si pjesë të dëmshpërblimit është rreth 20 milionë lekë për secilin prej tyre.
AkademikëtGjykata e Tiranës ka në dorë 28 procese paralele me paditës të veçuar, që ndryshojnë nga njëra-tjetra vetëm nga emri i paditësit dhe shuma e dëmit moral dhe ekonomik që konsiderohet t’u jetë shkaktuar akademikëve. Mes paditësve janë profesorëve të njohur si Yllajet Aliçka, Halil Sykja, Teuta Mati, Vasil Trojani, Moikom Zeqo, Xhevat Lloshi, Zyhdi Dervishi e të tjerë. çështja e pronësisë intelektuale ishte e debatueshme përgjatë 2005-s, por vetëm në maj të 2008-s, 50 paditës me tituj të ndryshëm akademikë si profesor, doktorë apo asistentë doktorë iu drejtuan në grup gjykatës, duke bërë një kërkesë-padi kolektive ndaj Ministrisë së Arsimit, prej së cilës kërkonin afërisht 70 milionë lekë. Ndërsa çështja i ra për shqyrtim Majlinda Dogës, gjyqi zgjati pothuajse 2 vjet pa përfunduar me një vendim, nga i cili të kishte humbës apo fitues.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në gjyqin që zgjati rreth 2 vjet, nuk u shpall fajtore për akuzat e ngritura nga profesorët lidhur me abuzimin e së drejtës së autorit, shtypje dhe shpërndarje pa respektuar këtë “instancë”.
#