Blerja e teksteve mësimore pas 25 gushtit
29/07/2010 Tashmë shitja e teksteve mësimore nuk do të bëhet më nëpër librari, por vetëm nëpër shkolla
Detajimi i skemës së rimbursimit që do të aplikohet për të gjithë nxënësit.
Pranvera Kola
Tekstet mësimore për nxënësit e arsimit parauniversitar do të fillojnë të shpërndahen pas datës 25 gusht. Në këtë mënyrë prindërit dhe nxënësit duhet tu drejtohen shkollave ku mësojnë për të blerë tekstet e reja që do të përdoren për zhvillimin e procesit mësimor gjatë vitit 2010-2011. Ndryshe nga një vit më parë, kur shitja e teksteve bëhej nëpër librari, për të shmangur këto sorollatje Ministria e Arsimit ka ndryshuar procedurën e shitjes së teksteve të përzgjedhura, procedurë e cila tashmë do të përfundojë e gjitha brenda ambienteve të shkollës. Këshilltari i ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi ka pohuar gjatë ditës së djeshme se tekstet do të vazhdojnë të shpërndahen deri më datën 15 shtator. Në udhëzimin e publikuar ditë më parë një tjetër risi për arsimin parauniversitar do të jetë edhe çelja e shkollës një javë më herët, e cila tashmë do të fillojë më datën 6 shtator në të gjitha rrethet e vendit.
Blerja
Sipas Kristiqit, shitja e librave do të bëhet sipas skemës së përcaktuar, ku secila shkollë do të ofrojë për nxënësit brenda këtij harku kohor të gjitha alternativat e përzgjedhura për nisjen e procesit mësimor. “Tekstet shkollore do të fillojnë të shiten pranë shkollave duke filluar nga data 25 gusht. Ky proces do të vazhdojë deri më datën 15 shtator. Librat tani do të merren në shkollë. Prindërit do të orientohen më mirë nga drejtuesit e shkollës, nga mësuesit që janë aty. Do të jetë një lehtësim më i madh për prindërit dhe arsyeja e dytë është për të shmangur disa elemente korruptive që u vunë re gjatë praktikës së këtyre 2-3 vjetve të fundit”, - ka pohuar Kristiqi.
Subvencionimi
Edhe për vitin e ardhshëm shkollor për një sërë kategorish do të aplikohet skema për subvencionimin e çmimit të librave. Masa e subvencionimit do të jetë e kategorizuar në varësi të familjeve. Subvencionimi maksimal në masën 100 për qind do të akordohet për të gjitha familjet që kanë nivel të dobët të ardhura. Në këtë grup do të bëjnë pjesë kategoritë që trajtohen me asistencë apo me ndihma të tjera nga shteti. Rimbursimi maksimal do të jetë edhe për kategoritë e nxënësve të verbër, ata paraplegjikë, fëmijët e policëve të vrarë në detyrë si dhe nxënësit që hasen me probleme të rënda sociale në familje. Këto kategori nxënësish një vit më parë përfituan vetëm 50 për qind të masës së subvencionit të teksteve. Që të mundësojnë thithjen e subvencionit të vendosur nga MASH-i, nxënësit që përfshihen në kategoritë e sipërpërmendura duhet të dorëzojnë në sekretaritë e shkollave faturën e teksteve të blera. Gjithashtu ata duhet të dorëzojnë edhe raport mjekësor apo vërtetim nga institucionet përkatëse, që fakton statusin e jetimit apo aftësinë e kufizuar nga e cila vuajnë.
Po kështu 100 për qind do të rimbursohen edhe librat e nxënësve të minoritetit grek ose maqedonas. Nxënësit e tjerë do të jenë të detyruar të paguajnë të plotë paketën e teksteve me të cilën do të pajisen në librari. Në skemën e rimbursimit për këtë vit është shtuar edhe një element i ri për familjet që paga e kryefamiljarit është nën 30 mijë lekë. Tekstet për fëmijët e tyre do të subvencionohen në masën 50 për qind.