Tragjedi ajrore në Pakistan. Përplaset avioni me 152 pasagjerë
Një aeroplan pasagjerësh i Pakistanit është rrëzuar afër kryeqytetit Islamabad, duke vrarë të 152 personat që ishin në bord. Dëshmitarët thonë se e kishin parë aeroplanin duke fluturuar shumë ulët mbi disa pjesë të qytetit ku ndalohet fluturimi. Korrespondentët e mediave thonë se shira të fuqishëm që po bien atje, po e bëjnë operacionin e emergjencës jashtëzakonisht të vështirë dhe se tani fokusi është zhvendosur nga kërkim dhe shpëtim në vetëm rikuperim. Disa orë pasi aeroplani “Airbus” u rrëzua, duket tashmë e sigurt se askush nuk ka mbijetuar në kodrat e larta me pyllëzim të rëndë që shikojnë nga qyteti Islamabad. Kjo konfirmon frikën e keqe të qindra të afërmve të shqetësuar, të cilët janë mbledhur në spitalet e qytetit ose në aeroporte në Islamabad dhe në Karaçi, ku fluturimi u ngrit disa orë më herët, në orën tetë të mëngjesit sipas orës lokale. Shenjat e para të problemeve u vërejtën kur “Airbus” u pa duke fluturuar ulët në atë që nuk është një zonë fluturuese mbi objekte të rëndësishme të kryeqytetit. Shërbimet e emergjencës të vendit, përfshi edhe Forcat e Armatosura, hynë në veprim menjëherë pasi aeroplani u përplas në kodrat Marghalla.
#