E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat e luftës kërkojnë largimin e EULEX-it

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që misioni i EULEX-it të largohet sa më parë nga Kosova.

Kjo kërkesë vjen pas arrestimit të fundit të dy ish pjesëtarëve të UÇK-së në komunën e Gjakovës, të cilët dyshohen për krime lufte.

“Arrestimi i veteranit të luftës Rezak Imeri është vazhdimësi e gjahut të EULEX-it, kundër atyre që kontribuuan më së shumti për Kosovën”, thuhet në reagim.

Veteranët duke i konsideruar arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së si të motivuara politikisht, e quajnë EULEX-in si pengues të strukturat vendore që të ndërmarrin masat e duhura për vendosjen e rendit dhe ligjit kushtetues në tërë territorin e Kosovës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›