E Diel, 1 Nëntor 2026

Një grup serbësh futet me dhunë në territorin e Kosovës

Rreth 30 serbë kanë hyrë me dhunë brenda territorit të Kosovës, përmes pikës kufitare në Jarinje, duke mos u ndalur në paralajmërimin e policisë. Serbët kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën këmbë në drejtim të Albanikut dhe Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se rasti ka ndodhur të enjten dhe se serbët kanë refuzuar të tregojnë dokumentacionin e tyre. Ai ka shtuar se serbët janë ndaluar nga policia dhe më pas janë liruar.

Këtë grup e përbëjnë persona nga e ashtuquajtura “Garda Car Llazarit”, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e Vidovdanit, ditë kjo në të cilën serbët festojnë Betejën e humbur të Kosovës.

Gjatë ditës së enjte, në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje është futur edhe një grup tjetër serbësh, të cilët e kanë treguar dokumentacionin. /kosovapress/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›