E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telashe për yjet e “Slumdog Millionaire”

Mumbai - Aktorja e vogël Rubina Ali që luan rolin e vegjëlisë së Latikës në filmin "Slumdog Millionaire" që fitoi edhe 8 çmime Oskar, tashmë ka mbetur e pastrehë pas shkatërrimit të shtëpisë.

Njerka e Rubina Ali, Munni Kureshi, e cila jeton në Mumbai, deklaroi se i shoqi ishte rrahur keqazi nga policët dhe se shtëpia u ishte shkatërruar.

Edhe ylli i vogël i po këtij filmi, Az’haruddin Muhammed Ismail pati mbetur pa shtëpi pasi edhe atij i ishte rrënuar shtëpia.

Fama dhe suksesi që arritën në filmin “Slumdog Millionaire”, Milioneri varfanjak, nuk ishte edhe aq fatsjellës për të gjithë kastën e filmit. Përveç tetë çmimeve Oskar dhe shpalljes si filmi më i mirë i vitit, filmi me buxhet jashtëzakonisht të vogël solli në skenë një realitet të dhimbshëm të jetës mjerane në Mumbai të Indisë.

Aktorët e vegjël që luajtën rolet e tyre me aq mjeshtëri, duket se i “kapi” mallkimi i personazheve që luajtën, pasi ata mbetën të pastrehë.
Urojmë që fati i personazheve në film t’i ndjekë edhe kur të rriten e të bëhen varfanjakët milionerë...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›