Berisha inaguron rrugë
Korçë -Në vijim të turit “Shqipëria po ndryshon”, Kryeministri Berisha ishte në komunën e Voskopit, në Korçë, për të përuruar fillimin e punimeve të rrugës së Voskopojës. “Sot të gjithë së bashku ndajmë gëzimin e inaugurimit të fillimit të punimeve të një rruge evropiane të Voskopojes një nga qendrat më të bukura turistike të vendit. Sot, ne nisim punimet me një investim rreth 600 milion lekë, me të gjitha parametrat e një rruge evropiane, e cila do ta bëjë Voskopojën qendrën më tërheqëse të Shqipërisë juglindore”-theksoi Berisha. Kryemininistria ka bërë krahasimet midis investimeve të qeverisë paraardhëse dhe qeverisë së tij, duke theksuar se ato janë dyfishuar në të gjitha drejtimet.
“Ne kemi ndryshuar atë sepse pasi shembëm murin e krimit të dhe të korrupsionit, ia përmirësuam asaj imazhin dhe bëmë që të pranohet në NATO”-tha më tej Berisha.
“Ki kurajën , merr guximin shkëputu nga lejet e ndërtimit, dil në shesh, të dalim me alternativa dhe tu themi shqiptarëve se çfarë do të bëjmë ne në katër vitet që vijnë. Në konferencën e tij, u thoshte grave të reja se do tua bëjë lejen e lindjes 1 vit, ndërkohë që e kemi bërë që në vitin 93. Nuk ka faj se nuk e di se çbën. Premtonte sot 197 mijë vende pune, por a mbani mend Fatos Nanon me premtimin për 200 mijë vendet e punës. Në këtë fushatë nuk kam ndërmend të merrem me të, ndaj të ecim së bashku, të marrim kartat e identitetit , të ndërtojmë rrugët, urat shkollat, ujësjellësit ,të zhvillojmë fermat tona, universitet tona. Nuk kemi qenë kurrë ndonjëherë në këtë lartësi që jemi sot“-tha më tej kryeministri Berisha, duke iu drejtuar kreut të Partisë Socialiste.