E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita e piktorit Nallbani

Tiranë - Galeria Kombëtare e Arteve do të çelë sot një ekspozitë me veprat e piktorit Hasan Nallbani. Kjo ekspozitë vjen në vazhdimësinë e promovimit të krijimtarisë bashkëkohore që po zhvillohet gjatë kësaj periudhe në vendin tonë. Galeria e Arteve në Tiranë për muajin maj-qershor ka zgjedhur të përurojë krijimtarinë e piktorit Nallbani.

Piktori në këtë ekspozitë paraqet pasqyrimet figurative të lidhura ngushtësisht me idetë e tij ndaj fenomenit “grua” në shoqërinë shqiptare. “Djali” është një personazh i dytë që përfaqëson fëmijën, por që plotëson fenomenin “familje”.

Krijimtaria e tij i përket pikturës bashkëkohore shqiptare. Në ekspozitë do të paraqiten 68 piktura në telajo. Ato janë në teknikën vaj mbi kanavacë. Përmasat e pikturave janë të formateve të ndryshme, të cilat shpërndahen në sallë përmes një logjike konceptuale të vetë autorit.

Krijimtaria e piktorit Nallbani është kryer nga vitet 2006-2009. Ekspozita është e hapur në sallën e ekspozitave të përkohshme në katin e parë të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ajo do të përurohet ditën e sotme, dhe do të qëndrojë e hapur deri me datë 16 qershor 2009, ku do të mirëpritet publiku artdashës i pikturës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›