E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telat Agolli: Feçor Shehu më kërkoi të spiunoja njerëzit e Nexhmije Hoxhës

TELAT AGOLLI

Ka hezituar ti përgjigjet thirrjes së Sigurimit të Shtetit për të bashkëpunuar, po është ndëshkuar me shtatë vjet burg.Ngjarja e viteve 70, me protagonist mjeshtrin e arenës Telat Agolli, është zbardhur në hetimet e Kadri Hazbiut dhe krerëve të tjerë të Sigurimit pas 10 vjetësh. I thirrur në hetuesi në procesin e vitit 83, Artisti i Popullit Agolli rrëfente dramën e persekutimit të tij në ferrin e burgjeve komuniste. Ballafaqimi me Feçor Shehun, që kishte urdhëruar arrestimin e Agollit pas një turneu artistik në Maqedoni, marrë nga libri i ri i Kastriot Dervishit, sqaron jo vetëm pozitën e mjeshtrit të arenës së cirkut, por edhe thelbin e mekanizmit represiv të Sigurimit. Kryqëzimi i Telat Agollit ishte menduar prej ish-ministrit të Brendshëm si një zgjidhje interesante për të thithur informata nga bashkëpunëtorët e UDB-së që operonin në Shqipëri. Po Shehu që nuk e kishte menduar dështimin e  misionit, nuk mund ta linte pa gjë mjeshtrin e shquar të cirkut. Hakmarrja ishte e menjëherëshme. Telat Agolli duhej të mbetej banor i qelive të Spaçit, jo pse nuk iu përgjigj thirrjes për tu bërë spiun, por se kishte ironizuar pushtetin popullor dhe udhëheqësit e Partisë (!)me barcoletat e Skënder Sallakut. Mjaftoi kaq dhe shtatë vjet burg për ta zhdukur përgjithmonë emrin dhe lavdinë e mjeshtrit të cirkut. Po si është shprehur Agolli në përballjen me Feçor Shehun në shkurtin e vitit 1983…
Hetimet e 28 shkurtit 1983
Dëshmia e Telat Agollit

Feçor Shehu gjate seancave gjyqesore

Telat Agolli, i vitlindjes 1932, dëshmonte mbi pyetjet që i kishte bërë Feçor Shehu në Hetuesi në nëntor 1976 për vizitat në Jugosllavi dhe dyshimet për njerëz të farefisit të Nexhmije Hoxhës. Ja çfarë pohonte Agolli para njerëzve të akuzës. Në  vitin 1971 shkova në Jugosllavi tek njerëzit e mi, meqë jam nga Dibra për të marrë një çadër cirku. Porsa erdha prej andej më sinjalizuan se ty duan të të arrestojnë. U habita, megjithatë nuk ndjeva asnjëfarë shqetësimi. Pas një farë kohe konstatova se po survejohesha. Gjithandej njerëzit thoshin çfarë thotë Telati, ku është Telati. Për këtë kam dëshmitarë të cirkut, të cilët i kishin thirrur dhe i kishin pyetur për Telatin. Për të mos u zgjatur, në qershor 76 më lidhin këmbë e duar në Sarandë, ku ishim në turne me trupën e cirkut dhe më sjellin në burgun e Tiranës. Pastaj, pa ardhur mirë, akuzohem si agjent edhe si tradhtar i vënë në shërbim të UDB-së. Që në fillim fare më kërkohet llogari çporosi të ka dhënë UDB-ja (e kishin fjalën për kohën që kisha qenë te njerëzit e mi në Dibër). Na thuaj, kërcënonin, se ne e dimë. Çfarë pune kam unë me jugosllavët mo, çfarë thoni, çfarë thoni mo, unë në Dibër kam shkuar te njerëzit e mi. Për këtë më ka nisur vetë armiku Feçor Shehu. Kemi qenë mu përpara Gjykatës së Tiranës, bashkë me Miço Papadhopullin me një shishe raki duke shkuar te Skënder Sallaku, kur më thirri Feçori e më thotë se duhet të shkoja në Jugosllavi. Unë në Jugosllavi skam bërë ndonjë kërkesë i thashë. Unë kam kërkuar të shkoj për çadrën e cirkut me shërbim kur të jepet rasti. Jo tha ti je njeriu ynë, ti ke njerëzit e tu atje prandaj shko. O po ky, thashë çarë është kjo, thashë. Ti bëj pasaportën, tha Fiçori, vjen këtu menjëherë ky njeriu dhe të mbaron punë. Shkova mo e sa u ktheva këtu siç u thashë në fillim, nisi belaja, jo UDB-ja jugosllave kështu, jo ajo puna e agjentëve ashtu. Mor jini në vete, ça do të bëj. Një Kadri Gojashi i famshëm më vjen e më thotë mor të na ndihmosh; çfarë të të ndihmoj mor i thashë je në vete. Të ndihmosh Sigurimin; bam-bum, unë nuk e mora vesh fare atë punë se çdeshnin prej meje. Kur më ndërrojnë hetuesin dhe më vjen një Koço Josifi. Ore më tha merr vesh apo smerr vesh, rrahin telefonat per ty tha. Që nga aty lart interesohen për ty tha, a merr vesh apo sje në terezi. Kush të dënon ty për dy llafe mor tha, a e kupton se fundi-fundit ty të çonin në bujqësi, tha. Po çfarë doni nga unë, çfarë kam bërë mo. Mor po lëre atë tha. Kur një dite më erdhi në qeli i pandehuri Feçor Shehu. Hë mor thotë Perlat Agolli, (me sa duket Feçori i ngatërronte emrin) çfarë bën more hala ti. Ça ka mo, çfarë do nga unë, unë thash shyqyr që erdhe, ti thua çfarë bëhet me mua. Si mor tha ti akoma spo na ndihmon. Çfarë të të ndihmoj mo. Ore tha po neve Jugosllavet i kemi…..,po neve këto gjëra i kemi për arkiv, tha që nesër pasnesër do ti demaskojmë tha. Çfarë di unë more, unë sdi gjë. Po lëri këto muhabete tha. Çfarë të ka kërkuar UDB-ja jugosllave të na thuash ne, pyeti. Ne e dimë se ti je dibran dhe ke edhe miqësi me fisin e ….Po mo, thashë, kam miqësi, kam marrë motrën e tij për dajon tim atje dhe janë njerëz shumë të ndershëm, kanë ardhur dhe janë riatdhesuar këtu. Mor po lëre atë ti, tha e dimë ne se kush janë ata, ata janë kushërinjtë e Nexhmijes, (gruas së Enver Hoxhës-shënim) prandaj çfarë të kesh tha, qoftë për Nexhmijen qoftë për ndonjë tjetër, mos pyet më tha, qoftë anëtar i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror qoftë, kushdo që të jetë na thuaj ne. A je në terezi mor thashë unë kam qenë Artist Populli thashë, çfarë të merrem unë me këto gjëra. Kjo për mua është krejtësisht e pabesueshme, kjo që po më thua ti mua. Po lëri ato, tha, se artist populli të kemi bërë ne. Çfarë artist të popullit më ke bërë ti mor thashë, mua më ka bërë Partia, jam propozuar nga kolektivi, thashë. Në 74 (vetëm për çështjen e të afërmëve në Jugosllai-shënim) nuk më çuan në Itali. Vetëm për këtë nuk më dhanë as pasaportën. I shkova Nustret Dautit edhe më thotë ti je njeriu ynë më i ndershëm. Ti je qytetari ynë më i mirë. Ti je artisti ynë më i nderuar. Si mo artisti më i nderuar nuk shkoi dy vjet me radhë në Itali. Si mo njeriu ynë më i nderuar dhe më lidhi këmbë e duar në mes të Sarandës, ja ky Nustret Dauti. Aty i them unë nuk di gjë nga këto prandaj as më kanë porositur për njeri as më ka thënë njeri, unë do të shkoj te njerëzit e mi prandaj e ke gabim. Mor po lëre atë ti tha, neve nuk të dënojmë tha, ndonjë dënim të lehtë do të  japim, tha, po rri. Po pse ti nuk do ta mbrosh Partinë tha. Pse mo ku ka nevojë Partia për të tilla gjëra, a je në vete ti thashë, mo çfarë bën kështu thashë se më merr në qafë mua thashë. A do ti sjellim kalamajtë aty te xhami ti shohësh 100 metra larg. Jo nuk kam nevojë, i thashë, të mi biesh kalamajtë mua edhe nuk më lanë gjë. Më në fund vetëm më falni se nuk e thashë në kohën që hyri Feçor Shehu në sekondë doli Koço Josifi. Ka hyrë në fund në finalen e bisedës së tij dhe thotë dëgjo ti Koço bisedove me Telatin, thotë edhe të kini parasysh në rast së ky nuk dëgjon thotë vazhdoni metodat e fundit. Unë nuk kam asnjë send thashë çfarë të them, prandaj ju në doni me shkrujt, shkruani thashë, mor po çke ti tha këto janë në interes të Partisë, në interes të sigurimit tha. Nuk e mora vesh përfundimisht ku e kishin hallin, kur e shoh veten në gjykatën e rrethit të Tiranës. Aty pastaj filluan, tradhtar, vënë në shërbim UDB-së jugosllave. As zoti se mori vesh se ku do delnin. Gjykata nuk pranoi e hodhi poshtë, nuk pranoi të dal as në gjyq fare çke ti ne ta heqim atë, kur një ditë në spital më thonë heqim dorë nga akuza e nenit 64. Atëherë thashë çfarë doni thashë agjitacion, çfarë agjitacioni mor. Ti ke fyer udhëheqësit me barsoletat e Skënder Sallakut, më thanë dhe hopa 10 vjet burg. Burg, mo, burg dhe pse për një

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›