Telefonata me gruan, 41-vjeçari i mbytur: Po iki në Korfuz me not, fëmijët duan të hanë
DURRES – “Do shkoj me not në Korfuz o gjallë o vdekur, unë pa punë nuk mundem të rri në Shqipëri. Jam në Ksamil, dokumentet i kam me vete. M'i puth fëmijët dhe u thuaj se babi i do shumë". Këto janë fjalët e fundit të 41-vjeçarit Viktor Çuni nga Tirana, i cili u mbyt në Ksamil, por rrymat detare e nxorën trupin e tij të pajetë në plazhin e Durrësit. Familjarët e kanë identifikuar trupin e 41-vjeçarit në morgun e Durrësit, ndërsa vdekja ka mbyllur përfundimisht kapitullin e trishtë të jetës së tij prej emigranti të paligjshëm në shtetin helen, prej të cilit ishte deportuar vetëm pak ditë më parë. Në fakt për 41-vjeçarin ky deportim ishte i disati, pasi Çuni, baba i dy fëmijëve, punonte prej 10 vitesh si emigrant në Greqi.
TELEFONATA
Pasi ka gjetur trupin e pajetë të 41-vjeçarit, policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij, ndërsa në morg, pas mungesës dyditore të njoftimeve nga familjari i tyre, janë paraqitur të afërmit e Viktor Çunit. Pas identifikimit, familjarët e tij kanë deklaruar se më 31 maj, ai kishte telefonuar bashkëshorten e tij duke i thënë se këtë radhë do të arratisej nga deti, për të shkuar në vendin e punës në shtetin helen. "Do shkoj me not në Korfuz, o gjallë o vdekur. Unë pa punë nuk mundem të rri në Shqipëri. Jam në Ksamil, dokumentet i kam me vete. M'i puth fëmijët dhe u thuaj se babi i do shumë. Do ta kaloj me not deri në Korfuz dhe do t'u dërgoj para sa më shpejt të jetë e mundur", - kanë qenë fjalët e fundit të 41-vjeçarit Çuni. Ai ka tentuar të kalojë me not, por në datën 31 maj rrymat detare kanë qenë të forta, çka ka sjellë edhe mbytjen e tij. 41-vjeçari nga Tirana disa herë kishte kërkuar që të bënte dokumentet, por policia e ka kthyer si emigrant të paligjshëm në vendin e tij. Disa herë kishte tentuar të kalonte kufirin, por në datën 20 maj policia e ka deportuar sërish. Në datën 31 maj, 41-vjeçari ka marrë rrugën nga Tirana dhe ka tentuar të kalojë Jonin me not për të dalë në Korfuz.
POLICIA
Trupi i 41-vjeçarit, doli në breg në sektorin Rrota e Kuqe, në plazhin e Durrësit, mbrëmjen e datës 1 qershor. Policia e Durrësit e dërgoi trupin në morg, ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa u analizuan të gjitha rastet e personave të denoncuar të zhdukur kohët e fundit. Në mesditë, në morgun e Durrësit kanë mbërritur familjarët e 41-vjeçarit, të cilët kanë bërë identifikimin e të afërmit të tyre. Policia bëri me dije se babai i tij dhe bashkëshortja kanë identifikuar Viktor Çunin, duke tërhequr trupin nga morgu në familje, për të kryer ceremoninë mortore. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar si shkak të vdekjes mbytjen e tij në ujë dhe nuk janë vënë re shenja dhune në trupin e tij. Familjarët, në dëshmitë e dhëna para policisë së Durrësit kishin bërë me dije se 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte kohë të gjatë që punonte në shtetin fqinj. Ai ishte i vetmi në familje që siguronte të ardhura, pasi dy fëmijët e tij janë të mitur, bashkëshortja e papunë, ndërsa me ta jetonin edhe dy prindërit e tij të moshuar.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)