Telegraf: Çelsi arrin marrëveshjen me Ançelotin
Milano - E përditshmja angleze “Telegraf” publikon sot se Karlo Ançeloti ka arritur një marrëveshje me klubin e Çelsit për sezonin e ardhshëm. Sipas kësaj gazete trajneri i Milanit do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me klubin anglez.
Premtimi i presidentit Abramoviç për trajnerin italian është shuma prej 50 milion eurosh, me të cilën Ançeloti do të ketë mundësinë për të afruar lojtarë të rinj. Po sipas “Telegrafit”, të shenjëstruarit e Ançelotit janë: Emanuel Adebajor, Juri Zhirkov dhe Karlos Tevez.
Mendohet se do të ketë edhe largime, ku më të mundshmit janë ata të Florent Maludasë, Nikolas Anelkas dhe Dekos.