“Telegraph”: Shqiperia, nje cep i rralle i Evropes Eglantina Nasi
Mediat e huaja, vazhdojne qe ta permendin vendin tone permes artikujsh te posacem, si nje destinacion i vecante turistik. Kete here, eshte prestigjiozja britanike “Telegraph”, ajo qe i ka kushtuar nje vend te vecante Shqiperise, permes nje pershkrimi te bere nga nje turiste qe ka vizituar nga afer ate. E cila madje, permes tij, ka arritur te fitoje edhe konkursin perkates te lancuar prej kesaj medie, me nje udhetim javor, lidhur me rrefimin me te bukur. Fjala eshte konkretisht per artikullshkruesen Jane Byrne, e cila e ka pershkruar Shqiperine, si nje vend ndryshe, pasi pikerisht ketu, ajo ka perjetuar edhe eksperienca te vecanta. Sic eshte pershembull, ajo e te udhetuarit me mushka neper shpatet malore, ku nuk ka rruge te posaccme dhe ku te tilla kafshe mbeten mjeti i vetem i transportit. “Ky udhetim ka qene vertet nje eksperience. Teksa mushkat ngjiteshin ne mal, duke ndjekur nje rruge te padukshme per syte e mi dhe shpesh, duke shkelur pergjate buzeve te greminave”, shkruan turistja qe ka vizituar nga afer Shqiperine. Per te shtuar me tej, edhe perkujdesin dhe mikpritjen e vendasve. Por ne te njejten kohe edhe panoramen e virgjer qe ka ndeshur neper rruget malore te vendit tone. “Debore, shkembinj, shkurre dhe pastaj, pyje te harlisur”, pershkruan ajo me detaje ne artikullin e saj per “Telegraph”. Pa harruar te theksoje faktin se kishte ardhur ne Shqiperi, pikerisht per te gjetur argetimin dhe gjera ndryshe te jetes dhe se kjo sipas saj, kishte ndodhur vertet. “Une isha vetem. Kisha ardhur ne Shqiperi per nje aventure dhe kjo ishte pikerisht e tille. U ula ne shkemb, duke qendruar ne diell dhe duke degjuar heshtjen...”, eshte nje pershkrim tjeter interesant qe ze vend ne reportazin e Jane Byrne, per Shqiperine. Duke e perfunduar ate edhe me permendjen e vizitave te vecanta turistike te kryera ne disa zona kryesore, te njohura si te tilla ne vendin tone. “Do te donim te shihnim shume aspekte te Shqiperise, si keshtjellen e fuqishme te Krujes dhe pazarin e vjeter perreth saj; Apollonine e lashte, thesaret e te ciles jane ende te pazbuluara ne mase te madhe; apo edhe rruget e Beratit, me drita shumengjyreshe vezullues ne muzg”, pershkruan artikull-shkruesja e “Telegraph”-it britanik.