Shpulla e Tares, tifozet duan largimin Në faqen online të gazetës të madhe sportive italiane “Corrierre dello Sport”, përveç lajmit është publikuar edhe një kolazh prej shtatë fotosh të marra nga televizioni “Mediaset” ku hidhet më dritë në atë

Lacio barazoi 1-1 në supersfidën me Lacion, por personazhi i ndeshjes ishte Igli Tare, drejtori teknik i lacialëve. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare u përfshi në një incident me Zaraten.
Gazetat italiane sportive dhe jo sportive i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme grindjes së Igli Tares me Mauro Zaraten, duke theksuar faktin se nuk është hera e parë që në shtëpinë e Lacios mbizotëron nervozizmi.
Sipas “Gazetta dello Sport”, në grindjen e dhunshme midis Igli Tares dhe Zarates, ka pasur edhe një shpullë nga ana e shqiptarit. Ish-sulmuesi i Lacios, tashmë një menaxher i skuadrës, e përgënjeshtroi shumë thatë lajmin.
Në faqen online të gazetës tjetër të madhe sportive italiane “Corrierre dello Sport”, përveç lajmit është publikuar edhe një kolazh prej shtatë fotosh të marra nga televizioni “Mediaset” ku hidhet më dritë në atë çfarë ndodhi midis shqiptarit dhe argjentinasit.
“Kampioni argjentinas Mauro Zarate”, - shkruan sporteconomy.it, -“pasi u zëvendësua, dëshmoi gjithë zemërimin e tij ndaj trajnerit bardhekaltër” (Delio Rosit)”.
Ultrasit e Lacios janë shprehur të pakënaqur nga trajneri i Lacios, Delio Rosi, që sipas tyre edhe një herë zhgënjeu me ndërrimet e bëra, por janë treguar shumë të ashpër me Igli Taren. Sipas realsport.it, ata kanë kërkuar që Tare të largohet nga Lacio.
Një ultras i Lacios, Lamberto Cantuti Castelvetri është autori i shkrimit të publikuar në realsport.it, incidenti midis Tares dhe Zarates ka qenë një skandal i vërtetë.
“Si mundet që një ish-gjysmëlojtari, dhe tani një gjysmë drejtuesi, t’i marrë për keq fjalët dhe shtyrjen e një lojtari (Zarate)? Si mund një përgjegjës të sillet në atë mënyrë...Igli Tare largohu nga Lacio”, -shkruan tifozi i mërzitur, që lë dhe një mesazh drejtuar klubit në stilin e Liverpulit: “Gjithmonë dhe kudo... Ti nuk do të ecësh vetëm!!?
E Hene, 19 Janar 2009