Aktori turk Ergenc, investon në Janinë

Aktori i njohur i telenovelave turke, Halit Ergenc, i cili luan rolin e sulltan Sylejmanit të madhërishëm, ka blerë një sipërfaqe të madhe toke në fshatin Meteora të Janinës, njoftojne mediat turke dhe greke.
Sipas tyre, aktori Ergenc ka pak ditë që ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e tokës, ku thuhet se do të ndërtojë disa komplekse të mëdha turistike dhe afariste , qe do te perfshijne pube, kafe, restorane, dyqane të ndryshme dheapartamente luksoze. Aktori gjithashtu mendon që në këtë vend të ndërtojë dhe një vilë luksoze për nevojat e tij personale. /Indeksonline/