E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teliti:Kartat e identitetit të pafalsifikueshme

Armand Teliti, drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile e konsideroi si një fillim të mbarë ditën e parë të aplikimit të shqiptarëve për kartat e identitetit."Është fillim i mbarë për shkak të dëshirës dhe gadishmërisë së qytetarëve për më marrë kartat e identitetit. Kjo shënon mbylljen e kalvarit të gjatë për të marrë certifikatat dhe shqiptarët do prezantohen ndryshe në çdo vend të botës", u shpreh Teliti. Lidhur me kundërshtimet e opozitës për prosecin e kartave të identitetit, Teliti u shpreh, "Opozita ka objeksionet e veta, por do ftoja opozitën që të pranonte realitetin se regjistri shqiptar tashmë eksizton, kemi një regjistër me të gjitha të dhënave të shqiptarëve, regjistër unik kombëtar dhe kemi një software shumë të mirë të përmirësimit të të dhënave". "Teliti theksoi se bashkimi i numrit unik të identitetit dhe shenjave të gishtave e bën kartën e identitetit të papërsëritshme dhe të pafaslifikueshme, ndaj shqetësimi i opozitës është i pavend. Sipas drejtorit të përgjithshëm të gjendjes civile, sot është shënuar fundi i radhëve për certifikata.Sa i përket paisjes me karta të emigrantëve, Teliti shpjegoi se për shkak të nevojës së prezencës së personit për të marrë shenjat e gishtave për t'u pajisur me kartë duhet të pritet ardhja e emigrantëve për t'i pajisur me karta identiteti. Në fund të fjalës së tij në Ora News Teliti theksoi se "Së shpejti pajisja me karta identiteti do të bëhet edhe në rrethe. Ky proces përfundon në fund të janarit për të gjithë Shqipërinë".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›