Raporti i Freedom House :Shqipëria vend pjesërisht i lirë
Shqipëria është një vend pjesërisht i lirë sa i përket të drejtave politike dhe lirive civile. Vlerësimi vjen nga organizata Freeedom House, i cila konsideron Shqipërinë si pjesërisht të lirë dhe Kosovën, vend jo të lirë. Në një intervistë për VOA-n analisti Tejlër Rojlenc, i cili mbulon Shqipërinë vlerësoi se gjendja e lirive në vend nuk ndryshoi shumë në 2008-ën dhe në raport me vendet e tjera të rajonit është e dobët. Projektligjet e miratuarA në fund të vitit nuk dukte se do të ndikojnë pozitivisht edhe në raportin e Freedom House për vitin 2009-të. Sipas analistit funksionimi i shtetit ligjor, korrupsioni, pavarësia e gjyqësorit dhe zbatimi i ligjit janë disa nga arsyet që e cilësojnë vendin tonë si nëj vend pjesërisht të lirë. Si zhvillimin më negativ, analisti rendit shpërthimin e Gërdecit , i cili ngriti shumë pikëpyetje për shtetin ligjor në Shqipëri. Me afrimin e zgjedhjeve thotë analisti i organizatës Freedom House, gjendja e lirive kryesore në Shqipëri ka shumë mundësi të përkeqësohet. Për sa u përket lirive nëpër botë, Afrika nën-sahariane dhe ish Bashkimi Sovjetik, thotë Freedon House, kanë patur prirjet më regresive, ndërsa Azia jugore pa bërë përparim të ndjeshëm. Raporti me titull "Freedom in the Ëorld 2009", analizon gjendjen e të gjitha 193 vendeve dhe 16 teritoreve strategjike në botë dhe i klasifikon ato në tri kategori, të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira, bazuar në qendrimin e tyre ndaj lirive themelore.