Gabimet e Berishës
Kjo qeveri dhe doktori personalisht – në shume raste ka ndërtuar një kod moral me individët, por në të njëjtën kohë e kanë shkelë rendin juridik dhe ligjin.
Nuk jam i pari që them se në politikë duhen parë rezultatet. Të gjithë jemi të bindur që diskutimi për politikën e drejtë (moraliste) dhe të pamoralshme (pragmatike) nuk nxjerr gjë në dritë, nëse nuk aplikojmë një kriter realist, atë të rezultateve.
Dhe këtu themi direkt që kjo luftë për rezultate ne vitet e Berishës si udhëheqës ka dështuar. Si për paaftësi qeverisëse në mandatin e dytë po ashtu edhe për gabime strategjike. Nga pikëpamja e rezultateve që ka bërë kjo qeveri në këtë mandate, sidomos te rendi dhe ligji, mund ta quajmë qysh sot një politikë të gabuar. Nëse një politikë nuk krijon një rend juridik, dhe rendi juridik tregon qartë se çka është e lejueshme dhe çka është e palejueshme atëherë nga ky mandate i dytë del gjithçka e qartë: Fondamenti i funksionimit të shtetit mbështetet në rend juridik sepse rendi moral është përkëdhelës në një shoqëri – krahasuar me rendin juridik.
Një moralist mund të jetë i sjellshëm, por edhe shkelës ligji. Pikërisht, kur kemi të bëjmë me rendin juridik dhe respektimin e tij, atëherë skemi nevojë për asnjë doze morali. Sepse çdo moral dhe amoralitet mbrohet ose dënohet përmes rendit juridik. Ka të drejtë Habermas kur thotë se udhës mes moralit dhe të drejtës dhe ligjit duhet të jemi pastër me të drejtën dhe ligjin.
Kjo qeveri dhe doktori personalisht – në shume raste ka ndërtuar një kod moral me individët, por në të njëjtën kohë e ka shkelë rendin juridik dhe ligjin.
Së pari, në rastin e 21 janarit ka përdorë forcën pakrahasimisht të dhunshme – krahasuar me dhunën që protestuesit kanë bërë. Një demonstrim i dhunshëm dhe i pashije i socialisteve nuk mund të shndërrohet në demonstrim vrasjeje nga ana e Qeverise. Një shtet i organizuar duhet të dijë të mbrojë veten nga një dhune e lehtë Nuk vriten njerëzit me lehtësinë e padurueshme. Ato vrasje skanë qenë as legjitime as arsye për ruajtjen e shtetit dhe as për të mbajtur peshën e qeverisjes. Ato vrasje kane treguar organizim të dobët shtetëror duke përdor dhunë në emër të ruajtjes së institucionit. Po them se vrasjet janë bërë me shume për të krijuar frikë te kundërshtari dhe assesi për të vendosur qetësi.
Momenti i dytë ka të bëjë me zgjedhjet në Tiranë. Kthimi i autokracisë mbi demokracinë. Berisha ka pasur rastin historik që të jetë historik në vendosjen e demokracisë në Shqipëri duke hequr nga rendi vendimet e tavolinës mbi vendimet demokratike.
Momenti i tretë ka të bëjë me demokracinë e brendshme. Doktori ka pasur rastin historik të vendosë demokracinë e brendshme brenda PD-së. Ka pasur rastin historik të jetë njeriu që bën ekuilibrin e pushteteve. Ka pasur rastin historik të dalë nga politika me elegancë të liderit evropian. Jo të mbetet në politikë me sharmin autokratik ku vetëm biologjia mund ta heqë nga të qenurit lider. Lufta me biologjinë u takon donzhuanëve dhe diktatorëve që nuk e kuptojnë realitetin me biologjinë dhe raportin me Zotin.
Momenti i katërt ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit.
Momenti i pestë ka të bëjë me gjykatat dhe sistemin juridik të bërë blozë nga ndikimi direkt i politikes.
Momenti i gjashtë ka të bëjë me mediat dhe ministrat.
Momenti i shtatë ka të bëjë me raportin nënshtrues-publik që i bën ministrave.
Momenti i tetë ka të bëjë me ndërkombëtarët dhe armiqësimi me ta. Një armiqësim i panevojshëm.
Momenti i nënte ka të bëjë me një aftësi te veçantë – aftësinë e kryeministrit për të qenë konfliktual në situatë të panevojshme.
Momenti i dhjete: Refuzimi për te ruajtur miqësi me te gjithë ata që i janë gjendur pranë. Bamir Topi, p.sh.
Krejt në fund duhet thënë edhe këtë:
Berisha ishte arsye e besimit më 2005 dhe ishte vetë ndryshimi. Për shumë kënd dukej e pabesueshme. Por më vonë vlerësimet morale, të ngritura nga Berisha, deri në pikën zero të korrupsionit, u deshën të shndërrohen në parime dhe në rregulla juridike. Prandaj rruga morale e mbështjellë me retorikë nuk është e mjaftueshme. Shteti vlerësohet me sistemin juridik që ndërton një qeveri dhe e respekton atë në përpikëri.
Dhe, Berisha e humbi betejën kur vendosi të mos kalojë nga moralja te e drejta. Berisha e huqi me dorën e tij, dhe me këtë e humbi rastin të jetë historik në bërjen e Shqipërisë vend me rregulla dhe të drejtë.
Koha është që Rama dhe Meta të bëjnë diçka në ndërtimin e të drejtës në Shqipëri. Një gjë dihet, ata nuk duhet ta bëjnë atë që Berisha dhe Meta kanë bërë. Është e thjeshtë. Njerëzit duan drejtësi dhe barabartësi vlerash. Duan rend juridik ku respektohet ligji e jo morali. Sepse kur respektohet ligji, morali hyn në funksion vetvetiu.
