E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ 40 drejtuesit e policisë të përfshirë në fushatën e PD-së (VIDEO)

policiaPartia Socialiste ka denoncuar 40 drejtues dhe efketivë të Policisë të Shtetit, për përfshirje në fushatën e PD-së. Deputeti Saimir Tahiri tha se ata do të përballen me drejtësinë pas 23 qershorit.

40 emrat e parë të drejtuesve dhe efektivave të Policisë së Shtetit, që sipas informacioneve tona janë përfshirë në makinerinë e manipulimit të votës dhe fushatës së partisë në pushtet! Pas 23 qershorit, do përballen me drejtësinë, tha Tahiri.

Ju që jeni përfshirë aktivisht në makinerinë e manipulimit të Saliut të pashpresë, pas 23 qershorit, mos u habisni kur ligji të trokasë në derën tuaj. Dhe besojeni që sot, nesër, nuk do ketë as amnisti, as falje dhe as harresë.

Mbajeni mend që sot, se ndihma për Saliun e pashpresë, do iu kthehet mbrapsht me braktisje kur të jeni përballë forcës së ligjit. Dhe saliu nuk do jetë aty tju ndihmojë më.

Ju që sot doni ti dilni për zot Saliut duke shkelur ligjin, të jeni të bindur se nesër para forcës së ligjit, nuk do iu dalë njeri për zot.

Ne jemi të vendosur të mos lejojmë të deformohet qoftë dhe një votë, siç jemi të bindur të merremi gjatë aq sa për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë marrë guximin të shkelin ligjin për thesin e votave të familjes.

Ndërsa me kompanitë private, Belle Air dhe të tjera, do merremi akoma më gjatë, për të bërë drejtësi e për ti treguar shqiptarëve se kush rrjep 4 vjet në kurriz të qytetarëve, nuk çlirohet dot nga hesapet që ka për të larë duke ndihmuar Saliun të manipulojë votat, vijoi ai.

Tahiri ka thënë se e gjithë administrata është përfshirë në fushatën e PD-së.

Administrata Publike është kthyer në seksion partie, ca nga detyrimi për ti kthyer mbrapsht shpërblimin politik partisë që i punësoi padrejtësisht, ca nga detyrimi për të mbuluar me punë partie zullumet e korrupsionit që kanë bërë gjatë këtyre viteve dhe ca të tjerë të detyruar nga kërcënimi me rrogën e bukën e gojës.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, janë kthyer në reparte militantësh, me shefa komisariatesh, oficerë, agjentë dhe inspektorë që bëjnë nga mitingashët deri te informatorët apo dhe agjitatorët e partisë në pushtet, ndërsa ca drejtues të Policisë së Shtetit, akoma më keq, janë kthyer në kamxhik për mbështetësit e PS apo hajdut ordiner që kërcënojnë njerëz për të mbledhur kartat e identitetit.

Stafet e ministrive, infrastruktura, buxheti i shtetit, makina, kancelari e çdo gjë tjetër, janë kthyer në shërbim të partisë pushtet dhe kuotës së votave që kërkon Saliu për thesin e tij. Po kështu Drejtoritë Rajonale të Arsimit, Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë, CEZ, Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizimeve, Posta Shqiptare e plot institucione të tjera dhe agjenci shtetërore, që sot bëjnë fushatë për Saliun, siç kanë punuar këto 8 vjet po për Saliun dhe familjen e tij.

Bashkia e Lulit, dhe pushteti vendor i Saliut, është shndërruar në çetë që del dhe natën për të mbledhur vota, e ku ska vota, karta identiteti, u shpreh deputeti socialist.

Ai tha se PS ka ngritur një strukturë kapilare që merr, mbledh, evidenton, verifikon dhe dokumenton të gjitha shkeljet e ligjit nga militantët në administratën publike dhe Policinë e Shtetit, ndaj inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo sipërmarrje që ka për qëllim manipulimin e votës.

Çdo denoncim, pranë strukturave të PS, përfaqësuesve të PS, kandidatëve të PS, do trajtohet si konfidencial dhe me maksimumin e seriozitetit. Gjithashtu, kemi vënë dhe 2 numra në dispozicion për të mbledhur denoncimet e qytetarëve:

0682929292 (SMS)

044801050 (TEL)

Deri më sot, kemi mbledhur dhe evidentuar një numër të konsiderueshëm denoncimesh për përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit dhe administratës publike, përfundoi Tahiri./b.l

Lista e drejtuesve të përfshirë në fushatën e PD-së:

1. Gëzim Gj./ Drejtoria Tiranë

2. Bujar A./ Drejtues- Drejtoria e Policisë

3. Kujtim M./ Shef Kuadri- Drejtoria Tiranë

4. Xhavid C./ Burime Njerëzore- Drejtoria Tiranë

5. Ramiz B./ Seksioni Anti Korrupsion- Drejtoria Tiranë

6. Astrit L./ Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Tiranë

7. Gazmend H./ Drejtues Komisariati

8. Nazmi Sh./ Drejtues Komisariati

9. Rakip H./ Drejtues Komisariati

10. Benet K./ Shef Sektori- Drejtoria Tiranë

11. Henigert M./ Shef Krimesh- Komisariati Tiranë

12. Pellumb N./ Drejtoria e Kufirit, Tiranë

13. Arjan H./ Krimi Ekonomik, Tiranë

14. Ervin D./ Shef Seksioni- Drejtoria Tiranë

15. Sokol S./ Drejtoria Tiranë

16. Granit Sh./ Drejtoria Tiranë

17. Agron B./ Drejtoria Tiranë

18. Fred Sh./ Drejtoria Tiranë

19. Him M./ Shef Rendi

20. Ilir Z./ Shef Qarkullimi

21. Altin M./ Oficer, Drejtoria Operacionale Tiranë

22. Hulian Sh./ Agjent Vëzhgimi

23. Durim S./ Agjent Vëzhgimi

24. Fatmir A./ Agjent Vëzhgimi

25. Bekim S./ Agjent Vëzhgimi

26. Gjergji M./ Agjent Vëzhgimi

27. Bardhi N./ Agjent Vëzhgimi

28. Ervin M./ Agjent Vëzhgimi

29. Gers L./ Agjent Vëzhgimi

30. Altin M./ Oficer, Reparti Renea

31. Osman L./ Oficer, FNSH

32. Mirbi B./ Inspektor, Komisariati Tiranë

33. Skender Gj./ Patrullë

34. Gjin Gj./ Seksioni i Ruajtjes së Objekteve

35. Osman F./ Oficer Komisariati, Tiranë

36. Fatos M./ Agjent Krimesh, Komisariati Tiranë

37. Ylmi S./ Agjent Krimesh, Komisariati Tiranë

38. Besim N./ Agjent Krimi Ekonomik, Tiranë

39. Agron B., Komandant, Patrulla Tiranë

40. Florenc H., Inspektoriati, Bashkia Tiranë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›