SHENIM/ A është faji i Kozetës për gjithçka?
Ishte interesante të shihje të unifikuara tre televizionet më të mëdha në vend, teksa hapnin lajmet me të njëjtin tekst.
Pak ditë më parë një gjë e tillë as që imagjinohej, por tani armiku është një drejtoreshë e qeverisë së Berishës, e cila nuk po guxon të tregojë emrat e hajdutëve të karburantit.
Ajo është Kozeta Mesiti, Drejtoreshë e Metrologjisë, kryetare e forumit të gruas së PDIU, që sipas një të përditshmeje, e ka mbushur drejtorinë me njerëz të PDIU.
Të krijohet përshtypja se i gjithë faji është i Kozetës.
Ajo vetë po hetohet nga prokuroria për moskallëzimin e atyre që abuzojnë me litrat e karburantit.
Nuk është e vërtetë se ky problemi i vjedhjes me karburantet ka lindur tani.
Përgjatë gjithë këtyre viteve çdo shqiptar e ka ditur mirë se ka marrë më pak karburant sesa ka paguar.
Se sa fuqi ka kjo Drejtoria e Metrologjisë, e pamë pak vite më parë, kur disa punonjës të saj, me disa kamera nga pas, u zbythën përpara karburantit nga një punonjës barkderr, duke mos i lejuar të hedhin as sytë mbi pompa.
Të gjithë e dinë se pas këtij barkderri janë peshkaqenët e mëdhenj.
Tani që po bien nga pushteti, Berisha e shokë kanë nxjerrë për të shqyer një drejtoreshë.
E cila sigurisht që ka pjesën e saj të fajit, por pjesën e luanit e kanë të tjerët, ata më të mëdhenjtë./ep