E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Shkarkohet mes tensioneve Njazi Kosovrasti, në vend të tij Aldrin Dalipi (VIDEO)

koso

(E PERDITESUAR)- Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës kanë shkarkuar gjatë ditës së sotme kreun e Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti.

Shkarkimi është bërë me 31 votat e këshilltarëve të majtë, ndërkohë që 24 këshilltarët e djathtë nuk kanë qenë prezent.

Kosovrasti është shkarkuar mes tensioneve, pasi Lulzim Basha, për të penguar mbajtjen e mbledhjes për shkarkimin e tij, kishte ndryshuar bravat e derës. Kjo ka bërë që mbledhja të shtyhet për disa orë.

I bëjmë thirrje kreut të Bashkisë së Tiranës të ruajë qetësinë, të zbatojë ligjin, të respektojë vullnetin e shumicës. Kemi ezauruar të gjithë hapat ligjore për thirrjen e kësaj mbledhjeje. Kërkesën ia drejtuam zotit Kosovrasti, i cili shpërfilli kolegët e tij në Këshillin Bashkiak. Njoftimi për mbledhjen është bërë që ditën e hënë. Ne u gjendem përballë një fakti qesharak. Ajo që ne kërkuam dhe që na jep ligji të drejtën është një dhe vetëm një, në momentin që ka një shumicë të re, drejtimi i këshillit bashkiak të Tiranës ndryshon. Kjo jo për të bllokuar zotin Basha, por për ti dhënë legjitimitet institucionit, tha kreu i këshilltarëve të PS-së, Aldrin Dalipi, para mbledhjes.

Duke qenë se Basha nuk i është përgjigjur kërkesës së këshilltarëve të majtë për të hapur derën, në mënyrë që të mbahej mbledhja, ata e kanë zhvilluar mbledhjen në paradhomën e Këshillit Bashkiak dhe më pas kanë votuar për shkarkimin e Kosovrastit.

Në vend të Kosovrastit ndërkohë, është emëruar kreu i këshilltarëve të PS-së, Aldrin Dalipi./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›