Pusi i Burimeve Njerëzore
Nga Magdalena Ramohitaj
Është njësoj si pas lufte, sepse betejat elektorale prandaj e kanë emrin tëtillë; është si luftë për jetë a vdekje , ku dikush humb e dikush fiton. Prandaj në paqe kur beteja humbet, personi, i cili i ngre telefonit fitimtarit i ngjan Strategut të luftës, i cili nënshkruan humbjen, por krenarinë kombëtare e lë në një nivel më të lartë seç ishte përpara se tëfillonte lufta, aq e pa dëshirueshme, por e detyrueshme, si vazhdim i bisedimeve në tavolinë…
Nëse gjatë luftës i ashtuquajturi Pusi i Burimeve Njerëzore është garanci për fitoren kjo ndodh edhe gjatë fushatave elektorale. Në luftë një nga biografët e Napoleonit tregon se Ai i njihte ushtarët emër për emër, madje njihte temperamentet e cilësitë personale të secilit. Ai dinte me saktësi kush ishte trimi e kush simulanti, kush frikacaku e kush tradhtari, prandaj i zgjidhte personalisht. Madje edhe kufirin ku do të vendoseshin trupat eshkelte vetë më këmbën e tij, madje prekte me dorë çdo gëmushë, e ferrë……
Biografi i tij tregon se edhe në kohë paqeje ai drejtonte administratën në tënjëjtën mënyrë, të gjithë punonin pa e ulur për asnjë çast tempin, dhe bëheshin copë të mund të shkëpusnin një lavdërim apo një buzëqeshje tëtij.
Por të gjithë e dimë nga historia se kur atë të ashtuquajturin pus tëburimeve njerëzore, nuk e përdori si duhet, pra njerëzit më të aftë nuk i rreshtoi përkrah tij në betejën e Vaterlosë, përkundrazi mbajti afër mëbesnikët, të cilët nuk ishin menaxherë të mirë, nuk dinin të vetëveproninvetëm se i qëndruan besnik porosive të Strategut të madh, u bënë shkaktar të asaj humbje të madhe, e cila shënoi momentin fatal të Perandorit.
Kështu është edhe pas betejave elektorale, nëse i ke fituar dhe ke nënshkruar fitoren, ndërsa tjetri humbjen, duhet vazhduar lufta për tëarritur qëllimet.
Humbësi Sali Berisha e pranoi menjëherë atë, ndërsa disa nga mbështetësit e tij qëndruan krenar madje me shprehje luftarake si psh: Ne do tëngjallemi përsëri si feniksi prej hirit të tij. Është normale dhe kjo duhej tëshërbente si shtysë, që nga Pusi i Burimeve Njerëzore të zgjidhnin njeriun që do ti ngjallte përsëri si Feniksi prej hirit të tij, por në fakt, po ndodh e kundërta.
Pse?
Shumë arsye nënkuptohen, shumë edhe janë thënë hapur, por një gjë ështëe sigurt, se me investimin që po bën Humbësi i Betejës në PartinëDemokratike do ta shpjerë atë drejtë humbjesh të sigurta. Sepse Kandidati nuk i ka ato cilësitë që një udhëheqës duhet ti ketë. Vetëm për këto, pa marrë parasysh antipatinë që ka në shumicën e popullit momentalisht, sepse më vonë ajo mund të ndryshojë, në vartësi të performancës sëqeverisjes së Edi Ramës. Por cilësitë personale janë premisa e parë që tëafron drejt fitoreve.
Të njëjtën gjë do të thosha edhe për fituesin. Për të mbajtur lart frymën me të cilin fitoi betejën, të mos harrojë Pusin e Burimeve Njerëzore, qëkontribuuan fuqishëm për këtë.
Thirrja që u bë nga PS për aplikime on-line është një risi, por që nuk vjen nga boshllëku, sepse shteti komunist, që lamë pas, ishte shumë më i saktëdhe objektiv, në vlerësimin e kapaciteteve njerëzore. Në kartotekat e KOMITETIT EKZEKUTIV të çdo Rrethi ishin të disponueshme Dosjet personale të çdo Kuadri me rezultatet e notave bashkë me arritjet ne shkencë, si edhe një biografi të tijën personale të shkruar nga shokët e grupit me të cilët kishte qenë bashkë student. Kështu, kjo dosje pasurohejme çdo arritje të kandidatit, por edhe me çdo shkelje ligjore, apo gabime tëfaktuara për paaftësi apo mefshtësi në detyrë.
Të gjithë emëroheshin sipas dosjes, sipas meritës (përjashto problemin politik). Në këtë kuptim një punonjës i administratës në atë kohë ndihej inderuar edhe për shumë arsye të tjera.
P.s ka bërë një fillim të mbarë, pasi emërimet këto 22 vjet janë bërë nëbazë njohjesh, herë të merituara e herë jo, në bazë militantizmi etj..
Do të ishte një administratë me të vërtetë e suksesshme nëse do të vlerësoheshin së pari cilësitë personale e me radhe edhe ato të arritjeve në shkollë. Sepse teoria dhe praktika e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dëshmon se ka njerëz jashtëzakonisht të këqij, por që janë profesionist të shkëlqyer (si veprohet në ketë rast?).
Gjithashtu Napoleoni na tregoi se ka besnike shumë të mirë, port ë paaftë për të menaxhuar situatat (si do veprohet me ta?)
Ka kapacitete që shtiren sikur kanë kontribuar në fitoren, por ka nga ata që kanë kontribuar realisht në fitoren (me aftësitë përkatëse si do veprohet?)
Pusi është i mbushur me burime njerëzore, problemi është tek përzgjedhja.
Pas fitores duhet të ketë një vlerësim të saj. Ashtu edhe për kontribuuesit.
Vlerësim, por në asnjë rast shpërblim. Kjo e fundit do të ishte jo motivuese.
