E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Basha: Rama më njeh mirë. Kush të mund një herë, të mund sërish (VIDEO)

luliLulzim Basha ka vijuar në Shkodër turin e takimeve të tij për tu zgjedhur në krye të PD-së. Gjatë fjalës së tij, ai u ka premtuar shkodranëve se do ta mundë Ramën në zgjedhje, pasi ai e ka bërë këtë gjë në 2011-n.

Rama na njeh mirë, nëse na ka harruar, do ia kujtojmë! Kush të ka mundur një herë, di dhe do të mundë përsëri. Sot, ndodhem para jush, në këtë moment të veçantë, i përulur para kontributit tuaj historik, për tju drejtuar në përballjen tjetër me kryesocialistin, përballje që do ta fitojmë, për ta nxjerrë edhe njëherë në opozitë dhe për të rikthyer në pushtet Partinë Demokratike të Shqipërisë, theksoi Basha.

Pika kryesore e platformës së zotit Basha është vlerësimi i kontributit të anëtarëve të PD, që nga anëtari i parë e deri tek anëtari më i ri dhe përfshirja e anëtarësisë në vendimmarrjen e saj.

Nuk ka arsye se pse, ne guxojmë të hedhim hapin historik të zgjedhjes së kryetarit të PD, në sistemin një anëtar-një votë dhe të ngurrojmë që ta përdorim votën dhe mendimin e anëtarëve të PD, për çdo vendim këtej e tutje në PD. Partia Demokratike do të njohë dhe kthejë në vlerësim kontributin historik të çdo anëtari të PD.

Duke sjellë në vëmendje se si mazhoranca e re, çdo ditë po tregon se premtimet e saj ishin vetëm mashtrime, zoti Basha u ka kërkuar demokratëve, që të bashkuar të ndërtojnë platformën e tyre, për të marrë së shpejti në dorë qeverisjen e vendit.

Tju kujtojmë ditë për ditë zullumqarëve se kanë ardhur në pushtet duke premtuar 300 mijë vende pune dhe kanë filluar të projektojnë pushime masive të shqiptarëve nga puna, për ti zëvendësuar ata me militantë, erdhën në pushtet duke premtuar heqjen e taksave për 95% të shqiptarëve dhe vënien në përdorim të taksës progresive por që dje filluan të thurin vargje për taksën e sheshtë të Sali Berishës. Sot, qytetarët shqiptarë presin dhe kanë të drejtë të presin siç kanë pritur dhe si kemi zhgënjyer asnjëherë, alternativën e re qeverisëse të Shqipërisë, u shpreh Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›