Basha-demokratëve: Së bashku do ta mundim sërish Ramën
Nga Shkodra, kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kujtuar kryesocialistit Edi Rama, se kush të ka mundur njëherë, të mund sërish. Duke prezantuar platformën e tij për drejtimin e PD, Basha u ka kërkuar besimin demokratëve të Shkodrës, për ta nxjerrë sërish si në 2011 në opozitë Edi Ramën.
Rama na njeh mirë, nëse na ka harruar, do ia kujtojmë! Kush të ka mundur një herë, di dhe do të mundë përsëri. Sot, ndodhem para jush, në këtë moment të veçantë, i përulur para kontributit tuaj historik, për tju drejtuar në përballjen tjetër me kryesocialistin, përballje që do ta fitojmë, për ta nxjerrë edhe njëherë në opozitë dhe për të rikthyer në pushtet Partinë Demokratike të Shqipërisë theksoi Basha.
Pika kryesore e platformës së zotit Basha është vlerësimi i kontributit të anëtarëve të PD, që nga anëtari i parë e deri tek anëtari më i ri dhe përfshirja e anëtarësisë në vendimmarrjen e saj.
Nuk ka arsye se pse, ne guxojmë të hedhim hapin historik të zgjedhjes së kryetarit të PD, në sistemin një anëtar-një votë dhe të ngurrojmë që ta përdorim votën dhe mendimin e anëtarëve të PD, për çdo vendim këtej e tutje në PD. Partia Demokratike do të njohë dhe kthejë në vlerësim kontributin historik të çdo anëtari të PDshtoi ai.
Duke sjellë në vëmendje se si mazhoranca e re, çdo ditë po tregon se premtimet e saj ishin vetëm mashtrime, zoti Basha u ka kërkuar demokratëve, që të bashkuar të ndërtojnë platformën e tyre, për të marrë së shpejti në dorë qeverisjen e vendit.
Tju kujtojmë ditë për ditë zullumqarëve se kanë ardhur në pushtet duke premtuar 300 mijë vende pune dhe kanë filluar të projektojnë pushime masive të shqiptarëve nga puna, për ti zëvendësuar ata me militantë, erdhën në pushtet duke premtuar heqjen e taksave për 95% të shqiptarëve dhe vënien në përdorim të taksës progresive por që dje filluan të thurrin vargje për taksën e sheshtë të Sali Berishës. Sot, qytetarët shqiptarë presin dhe kanë të drejtë të presin siç kanë pritur dhe si kemi zhgënjyer asnjëherë, alternativën e re qeverisëse të Shqipërisë u shpreh Basha.
Basha ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike edhe në Fushë – Arrëz, Pukë, Vau i Dejës dhe në Bushat. Basha u ka deklaruar demokratëve se PD do të jetë në qendër të një opozite të gjerë përballë rilindjes së mashtrimit.