E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Basha ngre zërin: Të ndalojnë pushimet nga puna dhe kërcënimet, ndryshe do përballen me reagimin tonë (VIDEO)

lulkaPërgjithësisht e kanë konsideruar si një politikan të butë, por në garën për të marrë postin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ka filluar që ta ngrejë disi zërin. Madje, edhe të kërcënojë. Këtë gjë e ka bërë gjatë takimeve që ka zhvilluar në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë. Basha ka thënë se mazhoranca e re kërkon që të kryejë pushime masive në administratë, për të punësuar militantët e vet. Por, kjo gjë do të ketë një përgjigje të fuqishme nga PD, tha Basha.

Ne jemi Shqipëria e ëndrrave evropiane dhe në çdo hap tonin, e faktuam këtë. Ata janë Shqipëria e pazareve, trillimeve, e mashtrimeve, vetëgjykojnë në masë administratën, kërcënojnë me pushime masive dhe hapin konkurse on-line, për të punësuar militantët e tyre. Ky është mentalitet neo-bllokmeni dhe ne do ti gjendemi përballë që në orën e parë, tha Basha.

Ai ka përmendur edhe kërcënimet ndaj Njazi Kosovrastit, duke thënë se kjo nuk mund ti frikësojë.

Këta njerëz që njohin vetëm gjuhën e krimit dhe praktikat e krimit duhet të dinë sot se nuk na kanë trembur në kohën tonë më të vështirë, nuk na trembin as sot. Ndaj u bëj thirrje ti thërrasin mendjes dhe të heqin dorë nga kërcënimet ndaj përfaqësuesve tanë ose do të përballen me fuqinë e reagimit të çdo mendjeje dhe zemre demokrate, tha Basha.

Në lidhje me garën për kreun e PD-së, ai tha se ka një lidhje të fortë më bazën.

Unë vij sot para jush me një lidhje të fortë me bazën demokrate, lidhjen e përmbushjes së çdo detyre që ju më keni ngarkuar. Më ngarkuat një nga zonat e vështira elektorale, në 2005 dhe e fitova. Më ngarkuat qarkun e Elbasanit, nga ku vinim me dy mandate. Arrita të kthehem në Tiranë me rezultatin historik dhe të paparë më parë, 7 mandate prej Elbasanit dhe në 2011 më ngarkuat përballjen direkte me kryesocialistin, të cilin e munda dhe e nxora në opozitë, përfundoi Basha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›