E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ KQZ ndryshon rezultatin në Lezhë. Ndoka: Ishte vjedhje mandati për të humbur shumicën e 84 votave (VIDEO)

lefi(E PERDITESUAR)- Ashtu siç pritej, KQZ ka miratuar tabelën e rezultateve të zgjedhjeve për qarkun e Lezhës, duke ia hequr një mandat PS-së, i cili ka kaluar për PD-në. Kështu, nga katër me tre për koalicionin e PS-së, rezultati në këtë qark është përmbysur, duke kaluar në favor të koalicionit të PD-së.

Pas pretendimit të PD-së, sipas së cilës në 10 QV, KZAZ nr. 13 ka dorëzuar fotokopjet e tabelave përfundimtare dhe jo ato origjinale, KQZ vendosi vetëm me 4 votat e anëtarëve të saj ndryshimin e këtij raporti në favor të koalicionit të djathtë, përkatësisht (PD 4 mandate, PS 2 mandate, LSI 1 mandat).

PS dhe LSI kanë thënë se do të ankimojnë këtë vendim të marrë nga KQZ.

Kështu, mandati i deputetit i hiqet Arben Ndokës të PS dhe i shkon Vasil Bicit të PD.

Ndoka: Është vjedhje mandati në tavolinë për të humbur 84 votat

Vjedhje të mandateve në tavolinë, me qëllim për të rrëzuar mazhorancën cilësuese të së majtës, e ka konsideruar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ndoka.

Vendimin e mesditës së këtij insitucioni, kandidati i PS-së, e ka quajtur një vjedhje mandati për të cilin do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

Vendimi i KQZ-së është një vjedhje mandati, për të cilin ne do të kryejmë ankimimin tonë në Kolegjin Zgjedhor. Në fakt, ky vendim ka qëllim të vetëm prishjen e mazhorancës cilësuese të së majtës, por ky ndryshim i rezultatit është i përkohshëm, sepse ne kemi argumente që hedhin poshtë pretendimet. I garantoj votuesit që nuk do ti zhgënjej, do ti shkoj deri në fund kësaj historie. Kolegji Zgjedhor do të jetë i qartë përsa i përket argumenteve që ne do paraqesim dhe kam bindjen se mandati do ti kthehet PS-së. Anëtarët e KQZ-së të mos kalojnë në rolin e organit të akuzës. Procesverbalet e KZAZ-së nuk janë fallco, por origjinale, thotë Ndoka.

Vendimi i KQZ-së për ndryshimin e rezultatit në qarkun e Lezhës erdhi pas verifikimit nga administrata të tabelave origjinale të 248 qendrave të votimit në këtë zonë zgjedhore, ndërsa për 10 qendrat e votimit të ZAZ-së nr. 13, për të cilat Komisioni nuk dispononte tabela origjinale, rezultati doli pas kalkulimit të të dhënave të sistemit elektronik të KQZ-së.

Katër anëtarët e KQZ-së morën në shqyrtim e më pas vendosën të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, e cila pretendonte se procesverbalet janë të falsifikuara.

KQZ vendosi të shqyrtojë edhe njëherë rezultatin në 10 qendra votimi, ku rezultoi se Partisë Socialiste nuk i takonte mandati i 3-të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›