E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha kujtohet pas 8 vjetësh për votën e emigrantëve: Të votojnë edhe ata më 23 qershor (VIDEO)

April-13-14-33-507Kryeministri Sali Berisha është kujtuar më në fund për votat e emigrantëve dhe ka kërkuar nga ana e kryesocialistit Edi Rama, që të nisin negociatat për të bërë të mundur që edhe ata të votojnë më 23 qershor.

Berisha ka thënë nga Librazhdi se qeveria mund të bëjë të mundur që emigrantët të votojnë online, ose në ambasadat shqiptare në botë. Ai tha se Rama nuk duhet që të druhet dhe të frikësohet nga vota e emigrantëve, edhe pse në fakt PS prej vitesh këmbëngul për të votuar edhe emigrantët.

E dëgjova gjatë një takimi në Milano mes emigrantëve ku u tha se nuk deshi Berisha që ju të votoni. Ja ku i them, nuk deshe ti, dhe nëse ke kthyer mendje, të hënën të biem dakord që çdo emigrant të votojë për vendin e tij, të votojë në zgjedhjet e 23 Qershorit. I kemi të gjithë në lista, qeveria merr përsipër të instalojë me shpejtësi teknologjinë më moderne, të votojnë online, nëpër ambasada, mos ke frikë nga vota e tyre, tha Berisha.

Ai ka ripërsëritur akuzat ndaj Ramës për bllokimin e votimit të tre ligjeve, duke thënë se ka ndikuar që shqiptarët të humbasin qindra milionë euro.

Alternativa tjetër është ajo e mashtrimit, i them Ramës se gënjeshtra është dobësia më e madhe e burrit dhe gënjen vetëm ai që ka frikë nga vetja e tij. Dy janë alternativat e tij janë  gënjeshtra dhe mohimi. Këto 8 vite bëre gjithçka për të bllokuar, por fatmirësisht nuk bllokove NATO-n dhe vizat. Bllokove tre ligjet, i bllokove por dita e gjykimit po vjen dhe duhet ta dini se me atë bllokim ka bllokuar qindra e qindra milionë euro për shqiptarët, jo qeverinë. I bllokove vetëm për ligësinë e shpirtit tënd, se mendove se Berisha do merrte kredi më të mëdha. Qeveria ime bëri çdo gjë dhe statusi u rekomandua për Shqipërinë. Me bllokimin e ligjeve ke bërë një akt të shëmtuar ke shkelmuar një interes jetik, tha Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›