TemA TV/ Manjani- Berishës: Thirri arsyes dhe lëre KQZ-në të ushtrojë detyrën (VIDEO)
LSI ka kërkuar nga ana e kryeministrit Berisha që të lejojë funksionimin normal të KQZ-së. Ylli Manjani duke folur në një deklaratë për shtyp, ka thënë se Berisha duhet që ti thërrasë arsyes dhe të tërhiqet nga iniciativa për të zëvendësuar anëtarin e LSI-së në KQZ.
Asnjë prej 7 anëtarëve nuk është përfaqësues i asnjë prej partive në vend. Është përpjekje për të dhunuar politikisht KQZ, kjo është arsyeja që na ka bërë ne si LSI, opozitën, ndërkombëtarët të ngremë këtë shqetësim. Është e paligjshme, s`është standard zgjedhor, as ligjor, është një dhumë e hapur e një pseudomazhorance, që do jetë e tillë edhe për pak ditë. Jemi të shqetësuar për qëndrimin kokëfortë të Kryeministrit për të mos ndalur dhunimin e KQZ edhe pas reagimit të DASH, gjasmë për të vendosur balancën, ku s`mund të flitet për diçka të tillë, por vetëm për respektim ligji. Të paktën të bëjë durim deri në 23 qershor, kur do të përcaktohen dhe koalicionet. U bëjmë thirrje forcave të arsyeshme në politikë, të kthejmë logjikën normale, të lënë KQZ të bëjë punën, në mënyrë që zgjedhjet të bëhen si duhet, u shpreh Manjani.
Manjani u shpreh se partitë s`mund të merren pafundësisht me këtë institucion.
Vullneti politik në emërim ka qenë prezent, por s`mund të merremi pafundësisht. S`mund të prekim atë që është e paprekshme. Nuk është anëtari i LSI që po hiqet, partitë kanë përfaqësuesit zyrtarë të tyre, është fakt juridik, ska pse të spekulohet. KQZ është apolitik, balancat politike mund ti përcaktojmë siç i përcakton ligji në komisionet e tjera, shtoi Manjani.
Në lidhje me përpjekjet e kompanisë lobuese të qeverisë, Podesta, për të zbutur veprimin e Berishës, Manjani është shprehur se, është e vërtetë se kompania ka një kontratë me qeverinë për të përmirësuar imazhin në perëndim, jo për të përkeqësuar. Me atë e-mail ka përhapur panik të paqenë dhe kjo më le të kuptoj se kancelaritë perëndimore e kanë bojkotuar Kryeministrin. Por ajo kompani paguhet me lekët tona dhe me këto lekë s`ka të drejtë askush të tallet. Ajo paguhet për imazhin e Shqipërisë dhe Shqipëria nuk është vetëm Kryeministri. Ajo është në konflikt interesi dhe s`është normale kjo sjellje e saj./b.l