E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha miraton importin e 2600 ton plehrave nga Greqia dhe Italia, por në mbledhje flet për universitetet (VIDEO)

August-7-13-20-401Në mbledhjen e radhës të qeverisë në largim është miratuar vendimi për importimin e 2600 ton mbeturinave nga Greqia dhe nga Italia.

Kështu, në vendimin e parë thuhet se shoqëria Plastika- Albania autorizohet për importin e 600 ton të mbetjeve të polietilenit nga Greqia.

Kurse në vendimin e dytë thuhet se autorizohet shoqëria VALE Recycling për të importuar 2 mijë ton mbetje të gizës, bakrit, aluminit, zinkut e plumbit, për qëllime riciklimi. Mbetjet do importohen të gjitha nga Italia.

Por ndërsa miratoi këto vendime të rrezikshme për shëndetin e shqiptarëve, Berisha në mbledhjen e qeverisë foli për një ligj të TVSH-së, taksës themelore në vend. Berisha tha se po e miraton këtë vendim, ndërsa e di se qeveria e re mund ta rrëzojë.

Po ashtu, Berisha tha se do të kundërshtojë me çdo mjet ligjor e demokratik platformën e qeverisë së re për të kufizuar pranimet në universitet.

Ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të kenë të drejtë të ulen në bankat e universiteteve. Natyrisht çdo qeveri ka të drejtë të marrë vendimet që do dhe të përballet me pasojat e tyre. Ka probleme shumë serioze në përballjen e dy alternativave, por alternativa e Dyerve të Hapura është alternativa për të cilën Shqipëri ka bërë një arritje historike, të qytetarëve shqiptarë, arritje, e cila bëri të mundur që fëmijët e tyre të ulen në bankat e universiteteve sipas dëshirës së tyre në përputhje me performancën, tha Berisha./ep

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›