E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha në Kamëz: Rama ju quajti çeçenë. Asllan Dogjani: Berisha është lider i vërtetë, unë do jem besnik (VIDEO)

berisha ne gjirokaster(E PERDITESUAR)- Partia Demokratike hapi fushatën elektorale në Bashkinë e Kamzës. Fjalën e parë e mbajti kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, duke theksuar se kryeqyteti i dha dy vjet më parë përgjigjen kreut të opozitës.

Rama e la Tiranën në një gjendje më të keqe se sa Kamza, por Kamza e ka një mik të sigurt është Sali Berisha dhe PD. Në Tiranë i thanë jo modelit të keqadministrimit, le ti themi jo edhe sot modelit që rri shtrembër e flet shtrembër, tha Basha.

E më pas përpara demokratëve doli ish- socialisti i konvertuar, Asllan Dogjani.

Ai deklaroi se Sali Berisha është një lider i vërtetë, kurse Rama nuk dëgjon askënd.

Pasi entuziazmoi të pranishmit, Dogjani tha se ai nuk është milioner, por është një nga ata, që do i përfaqësojë me besnikërinë e një malësori. Ta mendosh që kjo thuhet nga një njeri që braktisi partinë e tij pak javë përpara garës elektorale.

Më pas e mori fjalën kryeministri Sali Berisha, që tha se Kamza është një bastion i të djathtës.

Kryeministri premtoi në Kamëz ndërtimin e 2 parqeve logjistike që kërkojnë mbi 30 mijë punonjës.

Do ndërtojmë një nga pallatet e sportit më modernët në Shqipëri, rruga jonë është rruga e zhvillimit të Kamzës, e punësimit, e rritjes së rrogave dhe pensioneve, e shërbimeve të shkëlqyera për ju, tha ai.

Berisha tha se Rama i ka përbuzur këta banorë. Kryeministri e krahasoi Ramën me Nastradinin.

Mandatin e ardhshëm ne marrim statusin, hapim negociatat, liberalizojmë vizat me SHBA. Alternativa jonë frymëzohet nga ju, bazohet tek besimi i pakufishëm juaji, iniciativa juaj e lirë. Këto vite kemi ndryshuar Shqipërinë. Ju jeni këtu nga çdo zonë e vendit. Alternativa tjetër është etiketimi juaj njëherë shpellarë, herë tjetër çeçenë, urdhëro zoti Rama, këta burra që janë këtu nga të 4 anët e dheut kanë ndërtuar me supet dhe shpirtrat e tyre vila e shtëpi të bukura, qytetin e gjashtë më të madh të Shqipërisë. Po ju çfarë keni bërë? Je një piktor i dështuar, bëtë gjithçka që këta gra e burra të mos lëviznin me viza, mbajte peng statusin, sot qarkullon me autobusin tënd, je identik si me qenë binjak me Nastradinin, ai udhëtonte me veshgjatin, ti me autobusin bunker. Ndaj edhe 23 qershori do të të përcjellë në banesën e gënjeshtrës, në bunkerin e harresës, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›