E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Dojaka: Çamëria do bëhet çështje e shtetit shqiptar (VIDEO)

 

 Nga hapja e fushates elektorale ne Tirane (1)
Aleanca Popullore hap fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Mesditën e sotme, Partia Aleanca Popullore ka mbledhur kuvendin e saj në pallatin e sportit Asllan Rusi në Tiranë, ku janë prezantuar pikat kyçe të programit të kësaj force politike si dhe kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit. Në fjalën e tij, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka theksoi se kjo forcë politike do të bëjë të mundur që për herë të parë çështja çame të bëhet çështja e shtetit shqiptar. Të zhgënjyer dhe të rrezikuar nga vorbullat politike në të cilat disa rrugëhumbur e kanë futur sot çështjen çame, duke mos dashur të humbim kohën e vlefshme për të reaguar politikisht, i morëm vetë në dorë fatet tona.

Çështjet kombëtare nuk mund të jenë më paterica e radhës ku gjejnë mbështetje politikanët aksidentalë të politikës shqiptare. Udhëtimit të tyre pa krye në rrethin vicioz të nacionalizimit të sëmurë, tashmë i ka ardhur fundi. Ne kemi vënë zemrën tonë dhe gjithçka tjetër në shërbim të një kauze që është amaneti i shenjtë i të parëve tanë. Çështja çame do bëhet çështje e shtetit shqiptar!, – u shpreh kreu i Aleancës Popullore. Zoti Dojaka tha më tej se ndryshimet nuk i sjell politika që përfaqësohet nga militantët politikë: Ne jemi të bindur që ndryshimet nuk i sjell politika, e cila duhet të përfaqësohet nga elitat mbarëpopullore dhe jo nga militantët politikë. E pra, ky  ortek bindjesh dhe mbështetësish tashmë e ka një emër, është Aleanca Popullore. Ne vijmë sot si pjesë e rëndësishme e koalicionit të madh të fitores Aleanca për Shqipërinë Europiane. Jemi pjesë e këtij koalicioni fitues me qëllim përfaqësimin dinjitoz të komunitetit çam dhe jo vetëm. Jemi këtu për të mbrojtur vendosmërisht liritë dhe të drejtat e çdo shqiptari apo shtrese në nevojë të shoqërisë tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›