E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Kolegji shtyn vendimin për Shkodrën, ndërsa kutitë stregojnë parregullsi (VIDEO)

kuti votimiKolegji Zgjedhor shtyu për të premten shqyrtimin e çështjes së qarkut të Shkodrës, ku luftojnë për një mandat republikanët dhe demokratët.

Me gjithë kërkesën e PS-ë, Kolegji nuk urdhëroi KQZ-në të pezullonte e rinumërimit të votave për Shkodrën.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Koli Bele, tha pas seancës se: Kolegji, për arsye procedurale, të kërkuara nga PR-ja, vendosi shtyrjen e vendimit për rinumërimin që po u bëhet votave të Shkodrës prej dy ditësh.

Nuk ka ndonjë shqetësim nga PS-ja për rinumërimin që po bëhet në KQZ. Ne presim me qetësi vendimin e Kolegjit që në bindjen tonë do jetë i të njëjtit standard me vendimmarrjen e mëparshme lidhur me qarkun e Shkodrës.

PS-ja ka paraqitur sot ankimimin e saj për rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës, një vendim i jashtëligjshëm i marrë nga KQZ-ja, pasi ka tre ditë që ka përfunduar afati ligjor dhe njësoj si edhe për qarkun e Lezhës, vendimmarrja ka qenë e paligjshme. KQZ-ja, do ta vazhdojë ta përfundojë atë teatër absurd që ka nisur.

Në nisje të seancës në Kolegj, PD-ja dhe PR-ja kërkuan përjashtimin e relatores së çështjes Gjinovefa Gaba.

Pretendimi ishte se gjyqtarja e Vlorës, ishte ndëshkuar me masë disiplinore nga ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në vitin 2008, që i kishte propozuar KLD-së shkarkimin e saj.

Përfaqësuesit e PS-së thanë se argumentet e përdorura nga PD-ja nuk qëndrojnë, edhe për vetë faktin se Alibeaj ishte aq problematik për këtë forcë politike si ministër, sa nuk u përfshi as në listat për kandidatë për deputetë në 23 qershor.

Por kjo kërkesë e tyre u hodh poshtë në unanimitet nga 8 gjyqtarët e Kolegjit.

Vendimi për rinumërimin e votave në qarkun e Shkodrës u mor më 19 korrik nga 4 anëtarët e KQZ-së, pa kuorumin e nevojshëm prej 5 votash, pavarësisht kundërshtive të PS-së e LSI-së.

Afër mesnatës KQZ-ja pritet të mbyllë rinumërimin e votave në 6 ZAZ nga 8 që ka gjithë qarku Shkodër.

Megjithatë raporti i rivlerësimit përmes krahasimit të rezultateve, ka dëshmuar se pretendimet e republikanëve për vjedhje votash në Shkodër nuk qëndrojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›