TemA TV/ Kreu demokrat i Bashkisë së Kukësit bashkohet me LSI-në: PD ska mbajtur asnjë premtim (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, ka vendosur që të largohet nga Partia Demokratike, duke u bashkuar me LSI-në. Halili është shprehur me anë të një komunikate për shtyp, se këtë gjë e ka bërë për faktin se PD nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë në Kukës.
Plani rregullues i bashkisë nuk është miratuar ende, ka thënë Halili, duke pohuar se ky i fundit nuk ka pasur mbështetje nga qeveria e Berishës.
Prej 6 vitesh kam bërë shkresë për një shkollë të re në qytet dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje, vijon më tej ai, ndërsa ka akuzuar ministrin e Transporteve, Sokol Olldashi, se ka penguar qëllimisht investimet në Kukës.
Ka pasur iniciativa të Olldashit për mosrealizim të projekteve në Kukës, tha ai.
Halili shprehet se për këtë arsye i është bashkuar LSI-së, pasi ka besim tek Ilir Meta, që sipas tij, është njeri që i mban premtimet e bëra./b.l