E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Meta: Largimet nga puna, primitivizëm i PD-së. Të gjithë të pushuarit do të rikthehen pas 23 qershorit (VIDEO)

metaKreu i LSI-së, Ilir Meta, ka thënë se largimet nga puna të militantëve të LSI-së, janë një hakmarrje politike dhe primitive nga ana e PD-së.

Duke folur në qytetin e Fierit me simpatizantë të LSI-së, Meta ka premtuar se të gjithë të larguarit do të rikthehen në punë pas 23 qershorit.

Duke iu referuar kërkesës së PD-së për lirimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Meta ka thënë se ky është një veprim në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin.

Meta ka nënvizuar gjatë fjalës së tij faktin se asnjë parti nuk mund të krijojë e vetme qeverinë pas 23 qershorit dhe për këtë arsye, sipas tij, LSI do të ketë një rol të rëndësishëm./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›