E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Olldashi në Tropojë: Vështirësia më e madhe, zëvendësimi i Berishës (VIDEO)

koliSokol Olldashi ka vijuar turin e fushatës së tij për tu zgjedhur në krye të PD-së. Ai ka qenë prezent në Tropojë, qytetin e Sali Berishës, ku ka deklaruar se gjëja më e vështirë do të jetë pikërisht zëvendësimi i Berishës, pasi sipas tij, çdo arritje në këto 23 vite në Shqipëri, lidhet me emrin e Sali Berishës.

Vështirësia është dita pas garës, pasi duhet të zëvendësojmë një figurë historike që e themeloi këtë parti dhe e drejtoi për 23 vite. Çdo arritje e Shqipërisë në këto 23 vite është e lidhur me Partinë Demokratike që themeloi Sali Berisha, tha Olldashi.

Ai tha se gara në Partinë Demokratike është një garë vlerash dhe jo rivaliteti.

Në fjalën e tij, Olldashi tha se Partia Demokratike duhet  të afrojë botën akademike rreth saj.

Në momentin që vendosim një mekanizëm përgjegjësie për të gjithë piramidën strukturale të Partisë Demokratike, duhet patjetër të konsolidojmë një mekanizëm karriere.

Në qytetet e mëdha ndodh fenomeni i flukseve anësore në parti, për të cilat ajo ka nevojë dhe që vijnë nga shoqëria civile dhe bota akademike. Por nëse i bëjmë këto flukse dominantë, militantëve që konkurrojnë brenda strukturave të Partisë Demokratike ne ua zbehim motivin.

Nëse ne do të duhet të fusim boten akademike në parti, duhet që ta nxisim atë që të bëhet pjese e forumeve dhe konkurrencës së brendshme, sepse kështu rrisim përfaqësimin tonë dhe e bëjmë partinë më konkurruese dhe aktivistët më të motivuar për karrierë politike, tha Olldashi.

Olldashi ka deklaruar se PD do të përballet me një mazhorancë në numër shumë të madhe, por sipas tij, lehtësisht të thyeshme. Ai ka kërkuar forcimin e PD-së, në mënyrë që të jetë opozita më e fortë e parë ndonjëherë në vend, për të ardhur sa më shpejt në pushtet./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›