TemA TV/ PBDNJ zyrtarizon aleancën me PS. Rama: Koalicioni do quhet Aleanca për Shqipërinë europiane (VIDEO)
Ashtu siç pritej, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vendosur që të hyjë në një koalicion të përbashkët me Partinë Socialiste.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, kryetari i PS, Edi Rama, tha se është shumë i kënaqur për këtë marrëveshje. Ai zbuloi edhe emrin e koalicionit opozitar.
Unë jam sot shumë i kënaqur që me mikun tim, me kolegun Vangjel Dule, me kryetarin e PBDNJ, kemi dakordësuar që të hyjmë së bashku në koalicionin Aleanca për Shqipërinë europiane, tha Rama.
Kurse kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule tha se synimi i koalicionit është që ti hapë vendit perspektivën e integrimit evropian.
Bashkëpunimi ynë nuk është një bashkëpunim që ka filluar rishtazi. Është një bashkëpunim prej vitesh dhe kjo na bën më të sigurt se njohim mirë njëri- tjetrin si forca politike. Njohim mirë pikat që na bashkojnë dhe vështirësitë që kemi pasur në të shkuarën.
Pas katër vitesh opozite me vizion dhe objektiva të qarta është momenti më kulmor që për vendin të realizohet rotacioni. Një rotacion për ti hapur vendit perspektivën e integrimit në familjen evropiane, tha Dule.
Ata nuk pranuan pyetje nga gazetarët, por Rama tha se zgjerimi i koalicionit do të vazhdojë./ep