E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltarët e majtë do kontrollojnë financat e Bashës tani që janë shumicë

bashaaaPasi të shkarkojnë kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti, këshilltarët e bashkuar të PS dhe LSI pritet që të kontrollojnë në imtësi financat e Bashkisë së Tiranës.

Siç raporton Shqip, këshilltarët e majtë nuk janë lejuar që të shohin se si janë menaxhuar paratë e Bashkisë së kryeqytetit.

Anëtari i PS në këtë këshill, Gent Gazheli thotë se Basha u ka mohuar informacionin e kërkuar përmes dhjetëra shkresave.

Neve kryetari i Bashkisë na ka mohuar fjalën, nuk na ka lënë të flasim, ka vendosur censurë. Ka shurdhëri dokumentacioni, nuk ka transparencë për vendimmarrjen në buxhet, shpenzimet, thotë Gazheli./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›