E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Përmbytet Vlora dhe Shkodra. Rama: Ndëshkoni me votë marrëzinë e përçarjes. Çlirohuni nga e shkumja (VIDEO)

Mitingu i Shkodrës

Mitingu i Shkodrës

Partia Socialiste ka vendosur që të mbyllë fushatën elektorale në një mënyrë të pazakontë, me dy mitingje që organizohen njëkohësisht në Shkodër dhe në Vlorë.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka folur fillimisht nga qyteti i Shkodrës, ku u kërkoi banorëve që të votojnë kundër marrëzisë së përçarjes.

Kreu socialist shprehu lumturinë që fushata zgjedhore përmbyllet pikërisht në dy qendra të rëndësishme të vendit, që Rama i cilësoi si qytetet e krenarisë shqiptarëve, por edhe të origjinës së tij.

Era e Rilindjes sjell me vete në këtë shesh, këtu në Shkodër, të mbushur me ëndrra dhe shpresa fjalët e At Gjergj Fishtës së pavdekshëm për me sundue nji shtet, nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakcilleku, rena, trathtija; duhet ndere, dije, urti, burni: qe se shka duhet.

E pra, ne kemi ardhur në këtë takim me historinë për ti dhënë qeverisjes së këtij vendi vlerë, dije, urti e burrni; qe se çka duam të bëjmë me votën që i kërkojmë Shkodrës dhe Vlorës në 23 Qershor. Dhelpnia me të shkumen e ka mbajtur peng Shkodrën 20 e ca vjet rresht,, a doni të jeni akoma peng i të shkuarës? E pra, zgjidhni numrin 29 që të çliroheni nga e shkumja, tha Rama.

Këtu në Shkodër, unë përjetova fare i ri si dëshmitar rilindjen e fesë në varrezat e Rremajit, ku i ndjeri Don Simon Jubani, rebeli i pavdekshëm anti-komunist i burgjeve të diktaturës dha meshën e parë mes të gjallëve, të vdekurve dhe statujave të shpuara nga plumbat e ushtarëve të Enverit teksa regjimi i vjetër vëzhgonte rreth e rrotull mureve.

Ndërsa në Vlorë, unë pashë shpirtin rebel të këtij populli që ngriti krye ndaj regjimit të ri të Tiranës që u premtoi shqiptarëve parajsën dhe i përvëloi në ferrin e piramidave. Këtu në Shkodër, historia, heronjtë e mendimit shqiptar, muret dhe rrugët e vjetra, bashkë me shtëpitë e të mëdhenjve të Kombit që po bien një e nga një kërkojnë një Rilindje Shqiptare.

Rilindje, jo për të zëvendësuar dikë me dikë në krye të qeverisë në Tiranë, as për të zgjedhur mes një palë dhe një pale, por Rilindje për ti dhënë drejtim këtij atdheu që është amaneti i të parëve dhe borxhi që ne ju kemi fëmijëve tanë. Dhe më i pari amanet nga ata që sjanë më dhe më i pari borxh për ata që ende skanë ardhur, është një atdhe që të jetë i bashkuar, një Shqipëri që të jetë një, jug dhe veri, theksoi Rama.

Më pas Rama është nisur drejt Vlorës, drejt një sheshi tjetër të tejmbushur.

Përpara vlonjatëve, Rama tha se ky qytet, së bashku me Shkodrën, do i hapin rrugën rilindjes.

Sot shqiptarët janë të thirrur të provojnë atë që thoshte Mithat Frashëri, në liri lufta jonë është puna. Një frymë e re e bën një komb të marrë një shpirt të ri. Këto fjalë të një burri të mençur të këtij dheu i sjell këtu era e rilindjes dhe fryma e re e rilindjes që po vjen dhe do të trokasë përmes numrit 29. Në 23 qershor do ti sjellë këtij kombi një shpirt të ri. Me fuqinë e jashtëzakonshme të votës së saj, me fuqinë supreme të autoritetit moral dhe kombëtar që Vlora e ka prej historisë. Ky qytet do ti hapë rrugë, bashkë me Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, projektit të rilindjes, u shpreh Rama.

Duke vendosur vetëm një shenjë tek numri 29 do të vendosin heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe përgjysmimin e tatimit të fitimit. Kështu një pjesë e këtij populli që jeton me vetë punësim do ta flakë barrën e taksës së sheshtë dhe do të ngrihet të hënën e ardhshme duke marrë frymë lirisht. Në 23 qershor, numri 29 nuk do të ndryshojë thjesht një qeveri me një tjetër, por do të ndryshojë rrugën e jetës të atyre që jetojnë në fshat, sepse 29-ta ky numër i bekuar i çlirimit do ti çlirojë gratë dhe burrat që jetojnë me tokën, nga barra e papërballueshme e kostove të prodhimit. Vota për PS-në dhe për numrin 29 është një shenjë që vlen sa certifikata e tokës. Duke vënë shenjën tek 29 do të firmosin letrat e legalizimit falas, me të gjitha shpenzimet që do të përballohen nga shteti i rilindur i shqiptarëve. 23 qershori do të jetë e dita e çlirimit të sipërmarrësve të mëdhenj nga babëzia e madhe e të korruptuarve që i janë qepur sipërmarrjes për ta zhvatur deri në qindarkën e fundit vijoi Rama./ep

Mitingu i Vlorës

Mitingu i Vlorës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›