E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Rama- Berishës: Pse sdhe certifikata pronësie për tetë vite (dhe një paralajmërim për Belle Air) (VIDEO)

rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i pranishëm në dy tubime elektorale në Cërrik dhe në Gramsh.

Sërish Rama premtoi se ai do të drejtojë vetë procesin e legalizimeve, ndërkohë që Partia Socialiste do i japë zgjidhje çështjes së pronës duke dorëzuar për çdo pronar certifikatat e pronësisë.

Rama ironizoi edhe me faktin se kryeministri Sali Berisha ka nisur të premtojë tani certifikatat e pronësisë.

Sot më thanë që Saliu premtonte certifikata toke brenda fundit të këtij viti, kush është ai shqiptar që e ha këtë gënjeshtër, kur ky kishte 8 vjet kohë të jepte certifikatat e tokës. Në këto 8 vjet qeveria u kthye në kompani biznesi, janë bërë të gjithë me toka, ndërkohë që qytetarët e ndershëm rropaten dhe tokën se kanë ende të tyren. Gjyshi me jelekun antiplumb thotë se do ju japë para në dorë për naftën, fidanët, plehun kimik, për TVSH-në, por a ka shqiptar që mund tia besojë më xhepin e tij Saliut që ka 8 vjet që i gërryen dhe shpon xhepat e shqiptarëve? A ka shqiptarë sot më që mund të besojë se me Partinë Demokratike të katandisur në parti familjare mund të ketë të ardhme për biznesin e vogël, i premtuan se do ja përgjysmonin taksat në 2005, ia kanë trefishuar barrën e taksave, tha Rama.

Kryetari i PS ka dërguar një sinjal edhe për kompaninë e fluturimeve Belle Air, që është vënë nën akuzë nga Partia Socialiste se po jep bileta udhëtimi për emigrantët, kryesisht studentë, në këmbim të votave.

Rama tha se kjo është një kompani monopol që vjedh shqiptarët, ndërsa një ditë më parë PS deklaroi se do merret me kompaninë që ka lidhje me Lulzim Bashën, pas 23 qershorit.

Rama më tej premtoi se më 23 qershor do flakë taksën e sheshtë, të cilën siç tha ai, Berisha ua prezanton shqiptarëve si të jetë taksa e dërguar nga zoti.

Berisha është i shqetësuar nga programi ynë, nga ulja e taksave për 95% të shqiptarëve, ju thotë se do mbyteni nga miell i Ukrainës dhe mishi i Brazilit, iu paraqitet si i dërguari i zotit, që me atë taksën e sheshtë ushtroka vullnetin e perëndisë, atë taksë që iu vuri në qafë gjithë dyqaneve dhe ushqimore. Qytetari i zakonshëm paguan më shumë taksa se kryeministri dhe kjo qenka taksa e zotit dhe zoti na paska lënë Saliun si të dërguarin e tij. Më 23 qershor do ta flakim nga qafa e popullit taksën e sheshtë do vendosim taksim të ndershëm, tha Rama./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›