TemA TV/ Rama: LSI nuk na ka vënë si kusht tre ligjet për tu bashkuar me ne. Uroj që edhe AK të na bashkohet (VIDEO)
Kreu i PS-së, Edi Rama, është shprehur pas takimit me Luis Ajalën, se LSI nuk ka vënë si kusht votimin e tre ligjeve për tu bashkuar me PS-në.
Koalicioni nuk ka pasur asnjë kusht, por analizë dhe reflektim për të zhvilluar Shqipërinë. 3 ligjet as nuk kanë qenë dhe as nuk janë kusht i vendosur mes nesh, tre ligjet janë pjesë e sfidës së integrimit dhe për ne qëndrojnë pjesë e kësaj sfide dhe jo të veçuar të saj, tha Rama.
Ne do të fitojmë zgjedhjet dhe do të qeverisim në koalicion me LSI-në dhe me forcat e tjera të koalicionit. Qeverinë do ta drejtojë forca kryesore e koalicionit, që është Partia Socialiste, u shpreh Rama më tej.
Ndërkohë, Rama ka uruar që edhe Aleanca Kuqezi të bashkohet me opozitën.
Unë uroj që edhe Aleanca Kuq e Zi të jetë pjesë e këtij fronti, dhe jam shumë I dëshiruar të besoj deri në fund, që në Shqipëri nuk do të përsëritet skenari I njohur I shumë dikaturave të korrupsionit, që për ti shpëtuar fronteve opozitare, prodhojnë parti radikale kundër vetvetes, për të çoroditur votën e popullit, tha Rama./b.l