E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ I dyshuar për vrasjen e balerinës, i afërm i Agron Kuliçajt. Policia fsheh identitetin e tij (VIDEO)

sobilaPolicia ka bërë të ditur se ka identifikuar të dyshuarin për vrasjen e balerinës Sonila Tafaj. Bëhet fjalë për Artur Kuliçajn, i afërm i Agron Kuliçaj, lindur në Tropojë dhe banues në Durrës, 34 vjeç.

Policia në mënyrë të pajustifikueshme është përpjekur që të fshehë identitetin e tij, duke dhënë vetëm emrin Artur K, edhe pse ky i fundit është në moshë madhore dhe nuk ka nevojë që të identifikohet me iniciale.

Ai tashmë është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e Edon Barajktarit si bashkëpunëtor të Artur Kuliçajt. Mësohet se në banesën e Edon Barajktarit u gjet makina e Artur Kuliçajt si dhe një armë e tipit kallashnikov./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›