TemA TV/ Rama: Tifozët u rrahën nga një çetë barbarësh. Policia: Mos na sulmoni, ja lista që tregon se sjemi të gjithë tropojanë (VIDEO)
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar nga Korça ndaj dhunës së ushtruar nga policia ndaj tifozëve të ekipit të Tiranës.
Të gjithë mësuan lajmin e djeshëm, atë të rrahjes masive të sportdashësve të Tiranës, pasi në stadium bërtitën kundër qeverisë, nga një polici që provon përditë që është një polici që mbron qeverinë nga populli, dhe jo popullin nga krimi. Është një çetë barbarësh, ku është arritur niveli më i lartë i krahinarizmit në këtë planet, tha Rama.
Sipas tij, më shumë se 95% e punonjësve të policisë vijnë nga një rreth, nga 36 që ka vendi.
Gjatë deklaratës së Ramës në sallën ku po bëhej prezantimi i programit, u ndërpre dhe u rikthye pas disa çastesh energjia elektrike.
Ndërkohë ka reaguar Policia e Shtetit, që i ka kërkuar Partisë Socialiste të ndalojë sulmet ndaj uniformave blu.
Duke e vlerësuar Policinë e Shtetit si tejet të trajnuar dhe profesionale, drejtori Hysni Burgaj i ka quajtur trillime prejardhjen nga Kukësi dhe Tropoja të drejtuesve të policisë. Policia e Shtetit tashmë është e depolitizuar dhe këtë e ka dëshmuar me qëndrimin e saj gjatë proceseve zgjedhore, duke marrë dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve për korrektësinë e zbatimit të ligjit nga ana e të gjithë punonjësve të saj. Kjo është dëshmia më e qartë e standardeve të arritura tashmë nga Policia e Shtetit, thuhet në deklaratën për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit.
Për të vërtetuar depolitizimin e uniformave blu, Burgaj ka publikuar emrat dhe origjinën e drejtuesve të Policisë së Shtetit, që sipas tij përveç rendit do të garantojnë dhe një proces të lirë zgjedhor.
Zv/Drejtorët e Përgjithshëm
1. Zv/Drejtori i Përgjithshëm kundër Krimit të Organizuar e Krimeve të rënda, z. Agron Kuliçaj, B.Curri (Kukës)
2. Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, z. Muhamet Rrumbullaku, Tiranë
3. Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin, z. Pëllumb Nako, Skrapar (Berat)
4. Zv/Drejtore e Përgjithshme për Trajnimin Policor, znj. Anila Hoxha, Delvinë
5. Zv/Drejtori i Përgjithshëm për Shërbimet Mbështetëse, z. Dashamir Maçi, Tiranë
Drejtorët e Policisë në Qarqe
1. Drejtor i Policisë së Qarkut Tiranë, z. Bernard Çaushaj, Vlorë
2. Drejtor i Policisë së Qarkut Fier, z. Arjan Bozhaj, Fier
3. Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, z. Artan Cuku, Peshkopi
4. Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Z. Ajet Ibro, Përmet
5. Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër, z. Aleks Hajdari, Pukë
6. Drejtor i Policisë së Qarkut Berat, z. Altin Qato, Skrapar, Berat
7. Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës, z. Emri Vata, Kukës
8. Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë, z. Gjergj Jorgo, Ersekë, Korçë
9. Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan, z. Halit Murataj, Mallakastër, Fier
10. Drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë, z. Arben Hajdarmataj, Kukës
11. Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës, z. Pëllumb Seferi, Kavajë
12. Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër, z. Izet Hysa, Peshkopi